Foto ilustruese

Të gjithë banorët kundër! Parisi ndalon skuterat elektrikë me qira

3 Prill 2023, 22:47| Përditesimi: 3 Prill 2023, 22:49

  • Share

FRANCË- Banorët e Parisit kanë votuar “pro” ndalimit të skuterëve elektrikë me qira nga kryeqyteti francez . Pothuajse 90% e atyre që dolën të dielën në një referendum të organizuar nga zyra e kryebashkiakut të Parisit votuan për ndalimin e tyre.

Pjesëmarrja ishte shumë e ulët, me vetëm 7.46% të votuesve që hodhën votën e tyre në një nga 203 qendrat e votimit të hapura për këtë rast.

“Më 1 shtator, nuk do të ketë më skuter me qira në Paris. … Kjo është një fitore për demokracinë lokale,” tha kryebashkiaku i Parisit Anne Hidalgo në një konferencë shtypi gjatë fundjavës.

Ndalimi do të hyjë në fuqi në fund të gushtit, kur skadon kontratat e operatorëve të skuterëve të qytetit.  Pronarët privatë të skuterëve nuk do të preken.

Ky vendim erdhi pasi në 2021 dhe 2022, numri i aksidenteve që skuterat është rritur.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?