Cesc Fabregas

Sport

Të gjithë duan Fabregasin, te Interi presin 'po-në' e trajnerit spanjoll! Planifikohet udhëtimi në Londër

4 Qershor, 11:18| Përditesimi: 4 Qershor, 11:23

  • Share

E ardhmja e stolit të Interit nis nga Londra. Pas largimit të Simone Inzaghit për te Al Hilal në Arabinë Saudite, klubi zikaltër ka kontaktuar me Cesc Fabregas për t'i ofruar pankinën e Interit. Duket se katalanasi është joshur dhe ka filluar lëvizjet e tij.

"Gazzetta dello Sport" bën me dije se sot Fabregas dhe drejtuesit e Comos do kenë një takim në Londër për të ardhmen. Te Interi presin një "po" nga Fabregas, por në të kundërt plani B është gati dhe Christian Chivu apo ish-lojtari tjetër Patrick Viera mund të marrin postin e lënë bosh nga Inzaghi. Nëse Fabregas do pranonte, ai do bëhej trajneri i parë jo italian që Beppe Marotta (presidenti dhe drejtuesi i merkatos së Interit) do merrte në një ekip, pas 46 vitesh karrierë.

NISJA E PUNËS - Duke filluar nga sot, Interi do të merret zyrtarisht me çështjen e Cesc me një klub që konsiderohet "miqësor" si Como. Marrëdhëniet e mira ndikojnë, por vullneti i trajnerit katalanas do të ketë gjithashtu një ndikim në procedurën përfundimtare të largimit nga Como dhe 'po-së' te Interi.

Është e vërtetë që Fabregas tashmë i ka mbyllur dyert përballë ofertave të Leverkusen, Leipzig dhe Romës në javët e fundit dhe për këtë arsye ekziston gjithmonë  rreziku. Ka besim se këtë herë do të jetë ndryshe, por në të njëjtën kohë ekziston mundësia që mos ketë marrëveshje. Për këtë arsye, zikaltërit po mbajnë disa emra të tjerë në mendje.

Ata janë Chivu, një ish-lojtar zikaltër fitues i tripletës që u rrit si trajner te Inter Primavera dhe që sapo ka arritur shpëtimin në vetëm 9 ndeshje te Parma, si dhe Patrick Vieira, një tjetër ish-lojtar me përvojë më të madhe në punën e trajnerit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?