Kur vjen fjala për të mbrojtur Sali Berishën, ithtarët e tij as nuk e kanë fare problem që të sulmojnë dy prej vendeve më aleate të kombit shqiptar siç është Britania e Madhe apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Besnikët kanë marrë në bllok në mbrojtje Sali Berishën, pas goditjes së dytë më të madhe politike nga Perëndimi.
Reagimet e besnikëve të Sali Berishës
Edmond Spaho:
“Të gjithë demokratët dhe të djathtët kanë vendosur që PD të mos zhduket dhe e vërteta të triumfojë. Do të vazhdojmë betejën krah Berishës edhe më të vendosur për të rrëzuar bandën e Edi Ramës dhe Sorosit.”
Ylli Manjani:
“Unë nuk e di se ç'korrupsion ka bërë Sali Berisha në Amerikë apo në Britani! Në Shqipëri di që është politikani i vetëm i rangut të Tij që jeton prej vitesh në një apartament modest. Aq modest sa edhe analistët që paguhen për ta sharë nuk pranojnë të jetojnë. Sali Berisha është njëri prej liderëve politikë me influencë në jetën politike në vend. Është lideri që ka firmën e tij në anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Europës dhe NATO. Është lider që siguroi atë që sot të gjithë e shijojmë, lëvizjen e lirë.
Sali Berisha është padyshim politikani e lideri që ka krijuar një model politik i cili është i kritikueshëm dhe madje edhe i dënueshëm. 1997-ta është periudha më e errët në karrierën e tij, dhe qoftë dhe për kaq nuk duhej të ishte më në politikë. Por prezenca e tij në politikë, qeveri e opozitë, nuk ka lidhje as me kriminalizimin e pushtetit, as me trafikun e drogës e as me instalimin e shtetit mafioz që sundon. Lënia e opozitës për kohë të gjatë në dorë të Ali Bej Bashës e ngarkon me përgjegjësi, por jo me fajin e rëndë të shkërmoqjes së opozitës për një grusht parash të qelbura. Sali Berisha ndoshta është pa të ardhme, por sot qartësisht është faktori që galvanizon një reagim opozitar të organizuar. “Non grata” ose jo, kjo ka pak rëndësi për misionin e ringritjes së një Opozite për të cilën vendi ka nevojë. Nëse ngritja e Opozitës të bën “Non grata”, në djall vaftë kjo e fundit! Më mirë “non grata” në vende që na lypin vizë për t'i vizituar - sesa “grata” dhe mafioz që trafikon drogë e interesat e vendit lart e poshtë. Dhe më në fund, hiç mos u bezdisni nga insistimi: IN-CE-NE-RA-TO-RËT janë prova e modelit mafioz që sundon vendin!”
Bledi Kasmi:
“Non grata” e parë e riktheu Berishën lider opozite, e dyta për Kryeministër”.
Edi Paloka:
“Deri sa të vazhdoni t’u thoni shqiptarëve se ”i korruptuari dhe i lidhuri me krimin” në këtë vend qenka Sali Berisha, pas 10 vitesh në opozitë - dhe këtë ua thoni duke mbajtur në krah Ramën - kot i harxhoni milionat për lobime! Ky do të jetë qëndrimi edhe kur të njëjtin vendim ta shpallë Zelanda e Re…
E nëse dikush mendon se shqiptarët që reaguan me qëndrimin e tyre më 11 dhjetor, 6 mars dhe 7 korrik, pasi Berisha ishte shpallur “non grata” nga DASH, do të impresionohen kur këtë ta bëjë Zelanda e Re, thjesht jeton në realitet tjetër”.
Gent Strazimiri:
“Vendimi i një kabineti qeveritar të shkarkuar nga parlamenti britanik prej ditësh, është një "qokë" që dëshmon vetëm se: * Ish-kolonizatori i 2/3 të botës, sot është kthyer në koloni të 1 individi, spekulantit ndërkombëtar George Soros. Amerika e Britania këtu nuk hyjnë fare, po fare fare! Kur kujtoj "misionin britanik" dhe atë që na bënë me Enver Hoxhën, a e dini që nuk ndjej hiç, po hiç keqardhje...?! "Zoti nuk është mace me të grric", thotë populli. KAQ!
Enno Bozdo:
"Sa më absurde të jetë "non-grata", sa më pa sens dhe pa vlerë ajo të jetë, aq më e fortë ndjenja e padrejtësisë dhe motivimi për të vazhduar luftën kundër mafias së Tiranës!"
Evi Kokalari:
“Një pyetje kam - vazhdon Tony Blair të marrë rrogë nga Edi Rama si këshilltar? Jo për gjë, por këto lloj kontratash zakonisht janë më shumë pagesa për favore shumë më të mëdha në të ardhmen sesa konsultime reformash. Dhe di njeri sa para ka marrë Blair nga Edi këto 10 vjetët e fundit?”
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar pas shpalljes ‘non grata’ të Sali Berishës nga Mbretëria e Bashkuar. Boçi thotë se nëse të drejtosh gishtin ndaj Berishës me akuza që janë kostumi perfekt i Ramës, vë në dyshim seriozitetin e hartuesve të tyre.
Postimi i plotë i Luçiano Boçit
AKUZA ME PASKUINË
Shpallja e MB dhe arsyet e parashtruara ndaj Berishës i ngjajnë një moskuptimi kohor, po aq dhe diplomatik dhe politik. Nxitimi për të thënë medoemos diçka, ka prodhuar një fabul akuzash që të vendosura pranë Berishës, duket që janë jo vetëm të pabaza, por ngjajnë dhe krejt qesharake.
Si “një lloj historie me paskuinë” tek “Gjerhurinat” e Markezit. Nuk mund ta them këtë nëse akuzat do t’i atashoheshin Ramës. Serioziteti i tyre do ishte bindës.
Aq shumë ngjisin me emrin e Ramës akuzat, sa ngjan që zyrtarët e tekstit të akuzave i kanë ndërruar atij thjesht emrin. Ato janë një lloj konspekti i akuzave që sot institucionet ndërkombëtare përfshi DASH, i bëjnë Ramës. Sepse korrupsioni i votës është shtrati i të gjitha korrupsioneve dhe dihet se sa e ka minuar demokracinë autori i shitblerjes së votës dhe masakrës së 25 prillit.
Sepse dihet botërisht, pse u hartua një ligj dekriminalizimi me iniciativën specifike të Berishës dhe PD në 2013, dhe cili ishte personi që krimit, bandave, kriminelëve, banditëve i dha status politik, ekonomik e social elitar, status që e gëzojnë shënd e verë dhe sot.
Të mbyllësh sytë dhe argumentat politikë para këtyre fakteve është dramatike dhe aspak diplomatike. Sikurse dihet se kush ka përfituar para publike nga Rama e qeverisja e tij nën okelion “strategjike” apo Fazlliçi dikur biznesmen në spekulimin e tij, sot është mik i mirë i Ramës.
E pra, të drejtosh gishtin ndaj Berishës me akuza që janë kostumi perfekt i Ramës, vë në dyshim seriozitetin e hartuesve të tyre. Synimi i këtyre akuzave, të lobuara për dekurajimin e opozitarizmit, ka për të dhënë efektin e kundërt. Beteja me Ramën e kriminalizuar dhe korruptuar deri në palcë është mision!
Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka ka reaguar për konfirmimin e shpalljes non grata të Berishës nga Britania e Madhe ku u shpreh se po harxhojnë miliona për lobimin ndaj tij
'Deri sa te vazhdoni t’ju thoni shqiptareve se ”i korruptuari dhe i lidhuri me krimin” ne kete vend qenka Sali Berisha pas 10 vitesh ne opozite dhe kete ju a thoni duke mbajtur ne krah Ramen , kot i harxhoni milionat per lobime. Ky do jete qendrimi edhe kur te njejtin vendim ta shpalle Zelanda e Re…E ne se dikush mendon se shqiptaret qe reaguan me qendrimin e tyre me 11 dhjetor, 6 mars dhe 7 korrik, pasi Berisha ishte shpallur “non grata” nga DASH, do impresionohen kur kete ta bej Zelanda e Re, thjeshte jetojne ne realitet tjeter.'- shkroi Paloka.
Gent Strazimiri ka reaguar për shpalljen non grata të Sali Berishës nga Britania e Madhe duke thënë se është ‘qokë’ që dëshmon se është kthyer në koloni të George Soros.
Sipas tij vendimi vjen nga një kabinet i shkarkuar ndërsa Amerika dhe Britania nuk kanë lidhje fare dhe përdor shprehjen “Zoti nuk është mace me të grric”.
"Vendimi i një kabineti qeveritar të shkarkuar nga parlamenti britanik prej ditësh, madje me iniciativë të vetë ministrave anëtarë, është një "qokë" që dëshmon vetëm se: *Ish-kolonizatori i 2/3 të botës, sot është kthyer në koloni të 1 individi, spekulantit ndërkombëtar George Soros. Amerika e Britania këtu nuk hyjnë fare, po fare fare!
Kur kujtoj "misionin britanik" dhe atë që na bënë me Enver Hoxhën, a e dini që nuk ndjej hiç, po hiç keqardhje...?! "Zoti nuk është mace me të grric", thotë populli", shkruan Strazimiri.
Vetem ti shikosh ne fytyra ska nevoj per komente. Bajgat e kombit shqipetar. Parazitet qe han nga 30 vjet qyl pa ber ndonje pun te dobishme per shqiperin.
PërgjigjuNuk kini par gje akoma
PërgjigjuRribe te vjetra qe nuk i vesh njeri . Nuk pyeten ushtaret besnik per komandant Saliun .Ata jane betuar per te deri ne vdekje . Shif fytyrat dhe nuk ke cfar te komentosh .Perpara per revoluciinin e Saliut
PërgjigjuO Zot "Dum Baben!"bertasin Dumbabistat! U eshte shplare truri!Per njerzit normal kjo komedi eshte cmenduri ,lajthitje,servilizem,neveri! Cfare vlera ka patur ky njeri ne keto 30 vjet? Cfare vlera i kane mbetur akoma? Si e ulin kaq poshte personalitetin e tyre keta "Intelektual????????"
PërgjigjuSHPELLAR I VICIDOLIT,,KTHEHU NE SHPELLE,,,,ATJE E KE VENDIN....
PërgjigjuO çfar sahan lë pirës që jan Ylli Mahani, Luçjano Poçi djegur, Edi Paloqe, o Zot sa të ndyr e sa të pështir Anglia gënjen e Salhu tregon barcaleta e kok zbathi i partis wc üd Strazimiri üo na tregon se si nastradini pordhat lëshon e Strazimiri i kafshon. Obobobobo çfar lloi qenësh kta paskan qen.
PërgjigjuSke faj o askushi jo ,, ka ardhe koha LGBT ato jane tamom per ket kohe jane trendy, majeni se do ju hyjne dhe ne shpi per oak
PërgjigjuPo kjo kokakari e di qe qeveria angleze eshte konservatore e djathte...
PërgjigjuJam kundra ketij matufit por keto shtetet qe e kane bere non grata te nxjerin prova sepse nuk eshte e drejte keshtu , nga momenti qe jane provat atehere te zhduket njehere e mire
PërgjigjuJU OSE JINI BUDALLENJ OSE IDJOT , PO KU PYET ANGLIA PER JU E PER QEVERIN E SHKARKUAR O TE TRASH PERENDOI KOHA E SALIUT DURONI DHE PAK SE KA AKOMA
Përgjigju