Të gjithë në shesh! Enrique Iglesias ‘ndez’ Tiranën me muzikë latine, artisti dhuron natë magjike! Fansja: Erdha nga Lushnja për ta dëgjuar (VIDEO)

30 Qershor 2023, 20:12| Përditesimi: 1 Korrik 2023, 09:12

  • Share

Ylli i muzikës latine Enrique Iglesias e ndezi skenën e sheshit ‘Skënderbej’ në Tiranë, ku performoi hitet e tij para fansave shqiptarë. Këngëtari i njohur erdhi në Shqipëri në kuadër të javës spanjolle të kulturës dhe mbushi sheshin plot me qytetarë që e pritën me padurim për orë të tëra derisa u ngjit në skenë.

Pak para performancës, Iglesias u takua me kryebashkiakun Erion Veliaj, para të cilit rrëfeu emocionet duke zbuluar se do të jetë natë magjike.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur të jem këtu. Unë jam shume i emocionuar, por edhe pak i stresuar, pak në  presion, por jo sepse jam në Shqipëri, por se çdo herë që ngjitem në skenë e ndiej atë presion sepse dua të dhuroj një shoë të mirë. Sonte do të jetë një natë magjike dhe unë e di që të do të jetë,” tha Iglesias.

Fansat e tij e pritën për disa orë derisa të shfaqej për të dhuruar koncert madhështor. Të shumtë ishin ata që mbërritën disa orë më herë për të zënë vendet e para për ta parë nga afër yllin ndërkombëtar të muzikës latine. E pyetur nga gazetarja e Report Tv, Ledina Jakimi ishte një ndër fanset e tij, e cila kishte zgjedhur të vishte një bluzë të stampuar me foton e tij tha se kishte ardhur posaçërist nga Lushnja për ta ndjekur.

“Bluzën e kam bërë posaçërisht për këtë koncert. Jam fanse e tij që shumë e vogël dhe mezi po presim që të fillojë. Jemi shumë të kënaqëur dhe me çmimet, kushtoi 98 euro. Është shumë çmim normal. Di shumë detaje për të. Kemi ardhur nga Lushnja.”- tha një fanse.

Pas koncertit të Iglesias, një tjetër yll i muzikës latine, Ricky Martin do të mbajë koncert në Tiranë, më 20 korrik.

 

 

Ora 22:24
VIDEO/Enrique Iglesias dhuron show të paharrueshëm në Tiranë, fansat mbushin sheshin 'Skënderbej' dhe shijojnë hitet e artistit

 

Këngëtari me famë botërore, Enrique Iglesias po dhuron show të paharrueshëm për të gjithë fansat e tij në Shqipëri. Ai duket se e ka ndezur skenën e ngritur në sheshin 'Skënderbej' që është mbushur plot me qytetarë që e pëlqejnë muzikën e tij dhe këndojnë hitet së bashku me të.

Ora 21:18
VIDEO+ FOTO/ Enrique Iglesias takohet me Erion Veliajn, kryebashkiaku i dhuron 'Çelësin e Tiranës' para se të ngjitet në skenë

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti sot, pak minuta përpara koncertit në Sheshin Skënderbej, këngëtarin e famshëm, Enrique Iglesias. 

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që Enrique Iglesias është këtu në Tiranë, më vjen mirë që është Java Spanjolle e Kulturës. Vërtet është një kënaqësi e jashtëzakonshme që xhevahiri, ai që është ndoshta produkti më i mirë i Spanjës, i muzikës latine është sot me ne në Tiranë. Jam shumë mirënjohës për kontributin tënd. Për ne është një nder i veçantë sepse promovohet Tirana dhe promovohet Shqipëria. Të falenderoj shumë që pavarësisht se ke një famë të madhe dhe ke një reputacion të jashtëzakonshëm zgjodhe që të vish dhe zgjodhe të jesh pjesë e kësaj feste të jashtëzakonshme mes Spanjës edhe Shqipërisë. Të uroj shumë sukses dhe dua të të jap çelësin e qytetit të Tiranës në emër të të gjithë qytetarëve dhe gjithë fansave të tu, por gjithë atyre që kanë mësuar spanjisht prej këngëve të t’ua dhe këngëve të babait tënd dhe të gjithë atyre që mendojnë se gjuha muzika, arti kultura, i bashkojnë kombet. Sepse besoj që vërtet sot me një luftë që kemi në Europë dhe gjithë situatat e vështira është shumë e rëndësishme të gjejmë gjëra që na bashkon. Dhe muzika, arti, kultura, gjuha e bukur spanjolle është diçka e bukur që na bashkon. Kështu që, të falenderoj shumë dhe dua të marrësh këtë çelës simbolik, si një mënyrë për të treguar që jemi mirënjohës dhe kjo është një shtëpi e dytë. Dhe nëse do kesh ndonjëherë të kthehesh duhet të vish pa trokitur sepse jemi të gjithë krahëhapur për dashurinë tënde dhe për artin tënd,” u shpreh Veliaj. 

“Jam jashtëzakonisht i lumtur të jem këtu. Unë jam shume i emocionuar, por edhe pak i stresuar, pak në  presion, por jo sepse jam në Shqipëri, por se çdo herë që ngjitem në skenë e ndiej atë presion sepse dua të dhuroj një show të mirë. Sonte do të jetë një natë magjike dhe unë e di që të do të jetë,” tha Iglesias.

G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?