Ish-deputeti i PD-së Myslim Murrizi

Politikë

'Të gjithë po shkojnë tek Rama dhe kanë familjarët në qeveri'/ Koalicioni me PL, Murrizi shpërthen ndaj Nokës: Mul 'strategu'

25 Shtator, 18:02| Përditesimi: 25 Shtator, 18:15

  • Share

Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi ka shpërthyer ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të PD Flamur Noka, pasi ish-deputetja e LSI Silva Caka u emërua si zv.ministre e Brendshme.

Në një postim në Facebook, Murrizi shkruan se e ka paralajmëruar Nokën se koalicioni me LSI-në nuk do të sillte asnjë votë në PD. Sipas tij, anëtarët e kësaj force politike po largohen drejtë qeverisë, ndërsa të tjerët kanë familjarë në poste të ndryshme në ministri.

Po ashtu ai nuk le pa thumbuar Flamur Nokën, teksa shkruan se ky i fundit duhet të gjejë ndonjë koalicion të ri.

“Hajde Mul “ strategu” gjej ndonjë koalicion të këtij lloj edhe për zgjedhjet e pjesshme lokale sidomos për bashkinë Tiran e rruaj ndonjë gjë po vari tr*pin se humb PD dhe vuajnë DEMOKRATËT”, shkruan Murrizi.

Postimi i plotë i Murrizit:

Iku dhe Zj Silva nga “ opozita” dhe but but u ul ne prehrin e Qeverisë.

Se i bëtë gjyqin Endri Brahimllarit pse iku i pari!

Çështje kohe ikin dhe të tjerë qe kanë ngelur akoma këtu ne Tiranë se ne asnjë cep të Shqipërisë nuk ka me nga kjo “opozitë” pas zgjedhjeve te 11 majit

Prandaj kam thënë në shkurt 2025 në këshillin kombëtar Mul Nokes që koalicioni me LSI nuk sjell kokërr vote tek PD

Keta janë më të sinqertë në fakt se ikin drejtpërdrejt vete.

Ndërsa deputetet e LSI apo ish deputet e anëtar të kryesisë kanë të gjithë familjaret nëpër ministri në poste te ndryshme

Madje bashkëshortja e një deputeti “ opozitar” te LSI u mbyt ne lot kur iku Ulsiu si ministër drejtësie

Hajde Mul “ strategu” gjej ndonjë koalicion të këtij lloj edhe për zgjedhjet e pjesshme lokale sidomos për bashkinë Tiran e rruaj ndonjë gjë po vari tr*pin se humb PD dhe vuajnë DEMOKRATËT

Ne fund të fundit ju mirë i keni punët e juaja me “beteja” madhështore ne Parlament.

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?