Bizneset pa staf, shkak konkurrenca ndërkombëtare për punonjës të kualifikuar! BSH: Pagat të rriten në bazë produktiviteti

31 Korrik, 18:02| Përditesimi: 31 Korrik, 20:28

  • Share

Afro 68 mijë vende të reja pune janë hapur nga bizneset vetëm në dy vitet e fundit, ndikuar sa nga zhvillimi ekonomik, po aq edhe nga boshllëku i krijuar nga mungesa e fuqisë botërore.

Në një analizë që Banka e Shqipërisë i ka bërë tregut të punës si pjesë e raportit vjetor, thuhet se rritja e pagave ka pasqyruar mungesat në rritje të fuqisë punëtore.

Banka thotë se gjatë vitit 2023 vrojtimet e kryera kanë treguar se “Mungesa e fuqisë punëtore” është evidentuar si pengesë serioze nga bizneset, edhe pse pohojnë se i kanë rritur pagat.

“Gjatë vitit 2023, shkalla e rëndësisë së tij është rritur 5 herë në krahasim me vitin 2019, teksa mungesat në fuqinë punëtore kanë prekur të gjithë sektorët e vrojtuar. Gjithashtu, bizneset raportojnë se vendet vakante kanë ardhur në rritje, si pasojë e pamundësive për plotësimin e tyre”, thuhet në raport.

Edhe për rritjen e pagave, banka vlerëson se ato kanë ndikim negativ në inflacion, dhe sugjeron që të ndërmerren fillimisht reforma që synojnë rritjen e produktivitetit dhe të konkurrueshmërisë, si instrumente për rritjen e qëndrueshme të pagave.

Një nga shkaqet kryesore që evidentohet në analizë që ka pasur ndikim në uljen e fuqisë punëtore, janë trendet e pafavorshme demografike dhe gara ndërkombëtare për fuqi punëtore.

“Prirjet demografike, si ulja e lindshmërisë dhe plakja e popullsisë, si dhe emigrimi i vazhdueshëm si pasojë e rritjes së konkurrencës për fuqi punëtore në tregun ndërkombëtar, do të kushtëzojnë rritjen e ofertës për punë dhe mund të ushtrojnë presione për shtrëngimin e kushteve në tregun e punës në të ardhmen”, thekson banka qendrore.

Ky trend negativ në fakt u konfirmua edhe nga rezultatet e CENS-2023, ku rezultoi se popullsia e vendit ishte tkurrur me 420 mijë banor krahasuar me vitin 2011, ndërkohë që mosha mesatare e popullsisë ishte rritur me 7 vite, duke arritur në 42,5 vjeç. Rënia më e madhe e popullsisë sipas CENS-it është regjistruar tek grup moshat e reja, ndërkohë që është shtuar ndjeshëm numri i pensionistëve.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tini: 31/07/2024 21:51

    Ti o guvernator ne fakt prandaj merr ate super rroge ndoshta me te larten ne shqiperi se paguhesh per produktivitetin qe jep. Ti dole dhe me i dobet e me i paafte se fullani. Lejove mbi 100000 qytetare shqipetare qe te zhvateshin dhe vidheshin nha ca palo permbarues e ca palo kompani borxhesh . Te te vi turp ,por nuk te vjen sepse ke mare pjesen tende sigurisht prandaj ke ndejtur urte.

    Përgjigju
    • Niko: 01/08/2024 10:23

      Z. Tini, diagnozen e ke bere mire, por mjekimi(penaliteti per pasojen e shkaktuar) nuk behet. Pse? Sepse ata qe duhet ta bejne, jane ata qe e kane emeruar dhe gjithashtu vuajne nga e njejta "semundje".

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?