Kevin Dodaj

Sport

Të gjithë të 'çmendur' pas talentit shkodran të Kombëtares, katër klube evropiane duan Kevin Dodaj

21 Janar, 17:12| Përditesimi: 21 Janar, 17:14

  • Share

Kevin Dodaj, sulmuesi i Vllaznisë është talenti që ka spikatur në futbollin shqiptar në gjashtë muajt e fundit. 19-vjeçari për disa muaj ka luajtur 22 ndeshje dhe ka shënuar pesë gola me Vllazninë në të gjitha kompeticionet.

Forma e tij është "pikasur" edhe nga trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, i cili e ka afruar te Shpresat dhe e ka aktivizuar në tre takime. Për talentin e sulmit ka interes nga disa klube, më i fundit nga Lens në Francë.

Veç tyre belgët e Anderlecht e kanë ndjekur prej javësh Dodaj, duke iu bashkuar Sassuolos në Itali, Vejles në Danimarkë dhe Kolos Kovalivka në Ukrainë.

Sipas "Transfermarkt" vlera e tij në treg është 350 mijë euro, por vështirë se Vllaznia do e lëshojë "filizin" e formuar nga ajo për këtë shifër.

Kevin Dodaj

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?