VIP & Spektakël

Të gjithëve po na duket Xhensila si Elvana te klipi i fundit...detajet që na bëjnë të mendojmë kështu

27 Tetor 2019, 22:00| Përditesimi: 27 Tetor 2019, 22:06

  • Share

Xhensila Myrtezj publikoi këngën e saj më të fundit "Paris". E bukur, elegante, si një kësulëkuqe. Nëse do të ndalemi tek ky detaj i fundit, po mendoni se tek cila këngëtare e keni parë më parë? Po ju ndihmojnë ne...tek Elvana Gjata.

Në fillim ishte Elvana Gjata, e cila e veshur me të kuqe "tërboi" të gjithë shikuesit, më pas ishte edhe Xhensila Myrtezaj e cila e përqafoi shumë këtë trend.

Megjithatë përtej veshjes, edhe stili muzikor i këngës së fundit "Paris" ishte pak i ngjashëm me atë të Elvana Gjatës, ndoshta këtu ka gisht dora e Pirro Çakos, i cili është bashkëpunëtori i ngushtë i të dyja këngëtareve bukuroshe.

Përtej të gjithave, "Paris" me siguri do të jetë hit i kësaj vjeshte...

2/2
B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?