Burimet nga ministria e Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, raporton BBC, kanë sqaruar deklaratën e ministrit të Mbrojtjes James Heappy, ku tha se "nuk ishte problem" që furnizimet me armët nga Mbretëria e Bashkuar të përdoren nga forcat ukrainase kundër objektivave ushtarake në Rusi.
Ata thanë se Mbretëria e Bashkuar nuk ishte e përfshirë në ‘shenjëstrimin’ ukrainas dhe thanë se fraza "shenjëstrim" i referohej ndalimit të bombardimeve të pamëshirshme të artilerisë ruse, jo goditjes së objektivave në Rusi.
“Mbretëria e Bashkuar dhe shumë aleatë të tjerë perëndimorë po ofrojnë tani sisteme armësh me rreze më të gjatë për të ndihmuar Ukrainën, kundrejt artilerisë që forcat e armatosura ruse kanë rënë mbi qytetet e rrethuara të Ukrainës”, tha burimi.
“Shenjëstrimi është çështje e Ukrainës, por Britania e Madhe pret që të gjitha palët në këtë konflikt të vendosin për objektivat e tyre ushtarake në përputhje të plotë me ligjet e konfliktit të armatosur”.
Lajmi kryesor:
Putin takon Guterres: Pa Krimenë e Donbasin s’ka marrëveshje! Moska: Godasim vendet e NATO nëse sulmohemi me armët e Perëndimit! Rusia ndërpret furnizimin me gaz për Poloninë e Bullgarinë
M.Q./ReportTv.al