Sport

Të hënën ngriti tonet, tani Ceferin tallet: Pashë kalendarin e Superligës, luante vetëm Real Madrid-Juventus

22 Prill 2021, 16:33| Përditesimi: 22 Prill 2021, 16:34

  • Share

Dita kur Ceferin akuzonte me gjuhë të ashpër duket e largët sot edhe pse kanë kaluar jo shumë orë. Presidenti i UEFA-s së fundmi është tallur me Superligën që tronditi futbollin europian dhe më konkretisht me dy klubet ideatore si Real Madrid dhe Juventus.

Për mediat sllovene Ceferin është shprehur: ‘Sot një klub më dërgoi orarin e ndeshjeve të Superligës: ishte kënaqësi e madhe, luante vetëm Real Madrid-Juventus’.

Më tej ai u shpreh: "Për mendimin tim nuk ka patur kurrë një Super League. Ishte një përpjekje për të krijuar një ligë fantazmë të të pasurve që nuk ndiqte asnjë sistem, që nuk do të merrte parasysh piramidën e futbollit në Evropë, traditën dhe kulturën e saj. Ata të gjithë na nënvlerësuan, por tani pres që në të ardhmen askush në botën e futbollit të mos më nënvlerësojë."

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?