Sport

Të hënën nis Evropiani U-17, Kombëtarja me 8 mijë tifozë kundër Portugalisë! Trajneri Tedesco: Mund të bëjmë surprizën

18 Maj, 15:03| Përditesimi: 18 Maj, 15:45

  • Share

Kombëtarja shqiptare e 17-vjeçarëve të hënën do të nisë përfaqësimin për herë të parë në një kampionat evropian, që gjithashtu për herë të parë mbahet në vendin tonë nga 19 maji deri më 1 qershor.

“Jemi shumë të lumtur që finalet e këtij kampionati evropian do ti luajmë në shtëpinë tonë, Shqipëri. Është një shans i jashtëzakonshëm dhe jemi përgatitur për ti luajtur këto ndeshje në mënyrën më të mirë. Mendoj se futbolli, por sporti në përgjithësi, është bërë për të tilla momente,”-u shpreh Andrea Tedesco, trajner i Kombëtares U-17.

Trajneri Andrea Tedesco pas seleksionimeve ka zgjedhur të përfaqësohet me 20 futbollistë kuqezinj, të cilët të hënën në orën 18:00 përballjen e parë do ta kenë kundër Portugalisë.

“Do të luajmë kundër Portugalisë që e ka fituar 6 herë këtë kompeticion. E dimë që janë shumë të mirë, por ne do të luajmë pa kursyer asgjë. Lojtarët e rinj bëjnë gjithmonë surpriza, qoftë për mirë ose jo për mirë. Megjithatë te futbolli i të rinjve nuk është gjithmonë i rëndësishëm rezultati, por edhe paraqitja që bëjnë në fushë,”-tha Andrea Tedesco, trajner i Kombëtares U-17.

Shqipëri-Portugali pritet të luhet me praninë e rreth 8 mijë tifozëve, ndërsa kundërshtarët e tjerë të kuqezinjve në grup janë janë Franca dhe Gjermania.

Ne.k./E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?