Gjimnazi Sami Frashëri

Të hënën nis viti i ri shkollor, Policia e Tiranës plan masash, thirrje prindërve: Kufizoni lëvizjet me makinë pranë shkollave

6 Shtator, 11:53| Përditesimi: 6 Shtator, 12:03

  • Share

TIRANË- Ditën e hënë nis sezoni i ri shkollor 2024 - 2025, ndërsa Policia e Tiranës njofton se ka ndërmarrë plan masash për krijimin e një mjedisi sa më të sigurt për çdo nxënës.

Gjatë ditës së parë të shkollës, në të gjitha shkollat e qarkut Tiranë, do të vendosen shërbime nga Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë, shërbime të Patrullës së Përgjithshme, Forcës së Posaçme "Shqiponja", shërbime të Seksionit për Hetimin e Krimeve, për vijimësinë e procesit mësimor, përsa i përket detyrave të Policisë, në drejtim të rendit dhe sigurisë.

Shërbimet e Policisë së Tiranës, kanë marrë kontakt me drejtuesit e shkollave dhe oficerët e sigurisë në shkolla, dhe do të jenë në gadishmëri të plotë 24/7, për të koordinuar veprimet, me qëllim parandalimin e depërtimit të fenomeneve negative nëpër shkolla, dhe për ndërhyrjen e menjëhershme për parandalimin e çdo veprimtarie kriminale që cenon sigurinë e nxënësve.

Policia e Tiranës apelon për prindërit dhe çdo drejtuesi automjeti që, ditën e hënë, më datë 09.09.2024, të kufizojnë lëvizjet me automjete në afërsi të shkollave, me qëllim që qarkullimi të vijojë normalisht dhe të shmanget trafiku.

Patrullat e Përgjithshme dhe shërbimet e Policisë Rrugore, çdo mëngjes, në kohën e pushimit të gjatë dhe në përfundim të mësimit, do të jenë prezente në shkolla dhe në akse rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia e Tiranës uron nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, suksese në këtë vit shkollor!

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?