Foto ilustruese

Të hënën një Kuvend me zhvillime të rëndësishme, miratohen ndryshimet në Kod Zgjedhor dhe anëtarët e KQZ! A do 'vuloset' drafti i PS?

3 Tetor 2020, 17:05| Përditesimi: 3 Tetor 2020, 17:16

  • Share

Të hënën në orën 10:00 pritet të mbahet një seancë plenare me zhvillime të rëndësishme pasi do të miratohen 2 ndryshime thelbësore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 prillit.

Miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor dhe emrat e kandidatëve për drejtuesit e organeve drejtuese të reja në KQZ për zgjedhjet e ardhshme, janë dy pikat më të nxeha të momentit që pritet të "vulosen" nga deputetët e Kuvendit.

Sa i përket ndryshimeve në Kodin Zgjedhor është miratuar para dy ditësh në Komisionin e Ligjeve drafti i ri i PS për rirenditjen e listave të kandidatëve.

Sipas këtij propozimi rirenditja me votë preferenciale fillon nga kandidati i parë deri në fund. Kurse herësi nuk do të jetë më i madh se 10 mijë vota. 

Pavarësisht se ky ka qenë një propozim i përditësuar nga PS, me disa ndryshime të reja, sërish nuk është pranuar nga opozita.

Ajo parlamentare është e ndarë në dy pjesë, ku disa deputetë janë pro votimit të draftit të PS, ndërsa një pjesë janë kundër. Nga ana tjetër edhe opozita jashtëparlamentare është kundër.

Vetë mazhoranca ka thënë se këtë draft do ta votojë të hënën, por nuk dihet nëse do të arrijë të marrë konsensusin e të gjitha palëve për ta "vulosur".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?