Skena e re teatrale 'Turbina'

Të hënën promovohet 'Turbina', aktorët e Teatrit Kombëtar zhvendosen në skenën e re teatrale

30 Qershor 2018, 21:11| Përditesimi: 1 Korrik 2018, 15:24

  • Share

Teatri Kombëtar pas shfaqjes së kësaj fundjave “A vdiq ai”, me regji të Andis Gjonit, nuk do të shërbejë më për premiera teatrore. Ai do të shembet nga themelet, për t’i lënë vendin ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar sipas projektit të arkitektit danez, Bjarke Ingels. 

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka kënaqësinë t’ju ftojë në përurimin e Qendrës së re të Artit “Turbina’ ditën e hënë në orën 20.30.

Ministrja Mirela Kumbaro

Ndërsa vetë kryeministri Edi Rama, që pritet të jetë i pranishëm në këtë promovim, e ka njoftuar vetë një ditë më parë fillimin e aktivitetit në këtë qendër, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Të hënën 2 korrik në mbrëmje hapet në Tiranë SKENA e RE Turbina Një tjetër investim i qeverisë shqiptare për artistët dhe dashamirët e Teatrit, Baletit, Muzikës e Arteve Pamore.

Kryeministri Edi Rama 

“Turbina”, është ndërtuar në mjedisin e rrënuar të ish-Laboratorit të Hidrologjisë, në Tiranën e Re, pranë  gjimnazit “Petro Nini Luarasi”.

Kohë më parë kryeministri Rama e ka përcaktuar këtë qendër të re arti si “Një hapësirë të re ultramoderne për artin e kulturën skenike, e cila do të mbushë më tej boshllëkun e tmerrshëm që krijuan vitet e gjata të rrënimit të vazhdueshëm të infrastrukturës kulturore e të jetës artistike”.

Deri në ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, “Turbina” do të jetë vendi ku institucioni do të realizojë projekte e tij. Këtë e ka bërë të ditur edhe vetë drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, i cili ka njoftuar një muaj më parë se projektet e reja të vitit 2018-2019 do të realizohen tek “Turbina”. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?