Të hënën spikat Kukësi-Vllaznia! Mbijetesa me Laçin, trajneri i Kastriotit: Arbitrat dhanë kartona të qëllimshëm kundër nesh

6 Mars 2022, 14:22| Përditesimi: 6 Mars 2022, 16:00

  • Share

Kukësi dhe Vllaznia, dy skuadra me kuotë të njëjtë pikësh që ndajnë vendin e tretë në kampionat, do përballen të hënën për llogari të javës së 24 të Superligës. Të dy skuadrat këtë sezon kanë pasur shumë ulje-ngritje, por shkodranët duan të tentojnë fitoren e dytë rradhazi.

“Është një kundërshtar që renditet shumë pranë nesh. Duhet të jemi të fokusuar tek aftësitë tona, tek ajo se çfarë ne mund të bëjmë në funksion që Kukësin ta mbajmë sa më larg portës të jetë i mundur,”-u shpreh Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë.

Sakaq po të hënën, Kastrioti që Lufton për mbijetesë, përballet me Laçin e vendit të dytë. Trajneri i krutanëve thotë se ka një komplot nga arbitrat për të dëmtuar skuadrën e tij.

“Jam i pakënaqur nga kartonat që u dhanë ndeshjen e shkuar. Është e pallogjikshme sesi u zgjodhën të gjithë lojtarët që kishin kartona të ndëshkoheshin me të verdhë,”-tha Emiljano Çela, trajner i Vllaznisë.

Përveç Egnatia-Teuta të hënën, java e 24 e Superligës rezervon edhe përballjen Skënderbeu-Dinamo të martën.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?