Kronikë

Të hënën vijnë 44 mijë doza Pfizer, Manastirliu: Javët e hapura të vaksinimit do vazhdojnë! Kemi dyshime për variantin Delta

23 Korrik 2021, 11:15| Përditesimi: 23 Korrik 2021, 15:08

  • Share

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka inspektuar një nga njësitë e lëvizshme të vaksinimit në Ndroq ndërsa vijon java e hapur për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç që duan të mbrohen nga COVID-19. Manastirliu bëri më dije se të hënën priten që të mbërrijnë 44 mijë doza vaksinash Pfizer duke bërë që numri i sasive të vaksinave në vend të rritet për të vijuar me javët e hapura të vaksinimit.

E shoqëruar edhe nga kreu i ISHP-së, Silvia Bino, ministrja theksoi se ka dyshime që edhe në Shqipëri mund të ketë mbërritur varianti Delta, por ende nuk është arritur në një përfundim të saktë pasi po priten përgjigjjet e laburatorëve.

"Javët e hapura do të vijojnë ashtu sikurse me rritjen e numrit te vaksinave dhe fakti që kemi disponibilitet dhe lloje të ndryshme vaksinash na krijon mundësinë që vaksinimi për çdo grupmoshë të vazhdojë. Këto ditë kanë treguar që vaksinimi i hapur ka funksionuar. Ditët e fundit kanë treguar që është rritur mbulimi me vaksina për të gjitha grupmoshat dhe shihet një interes në rritje edhe të të rinjve, pra plus 18 vjeç. Ne kemi një rritjet të lehtë të infektimeve. Kemi dyshime të arsyeshme nga sinjalet laboratorike që në Shqipëri po qarkullon varianti delta, por ende jemi në pritje të rezultate të laboratorëve të referencës për ta vërtetuar këtë dyshim. Jemi në pritje të 44 mijë doza vaksinash të Pfizer ditën e hënë. Do vijojmë të rrisim sasinë e vaksinave në vend në sajë të kontratave që kemi lidhur", u shpreh Manastriliu. 

Ndër të tjera Manastirliu bën apel që qytetarët të vijojnë të vaksinohen në mënyrë që të mos ndalet procesi në një pikë kaq të rëndësishme sepse vetëm kështu mund ta 'luftojmë' koronavirusin. Ajo theksoi se do të grupet e caktuara do të vijojnë të shkojnë në çdo familje që të vaksinohen edhe ata që nuk e kanë mundësinë të paraqiten në qendrat e vaksinimit.

"E rëndësishme është që qytetarët të vijojnë të vaksinohen dhe të mos ndalen në këtë proces kaq të rëndësishëm rritet vaksinimi po ndodh në të gjithë vendin, jo vetëm në qendrat e vaksinimit, por edhe me njësitë e lëvizshme. 7 njësitë e lëvizshme janë në gjithë vendin duke krijuar këtë procedurë. Ne do të shkojmë në familje për të krijuar mundësinë që të gjithë të vaksinohen", tha Manastriliu.

Kreu i ISHP, Silvia Bino ka folur në lidhje me rritjen e rasteve të reja ditët e fundit, teksa ka theksuar se rastet pozitive janë identifikuar më shumë tek të rinjtë, përkatësisht mosha 15-24, por pa përjashtuar grupmoshat e tjera.

 “Shikojmë një rritje të rasteve në grupmoshat e reja. Pra grupmoshat të cilat predominojnë në atë numër të kufizuar rastesh që kemi, janë grupmoshat nga 15 në 24, nga 25 në 34 dhe 35 në 44 dhe mbi 70 vjeç kemi pasur raste. Pra është e rëndësishme që këto grupmosha, sidomos grupmoshat e reja të vaksinohen”, tha Bino.

Në 24 orët e fundit janë kryer mbi 14 mijë vaksinime, ndërkohë që prej fillimit të procesit të vaksinimit, janë kryer 1.109.785 vaksinime në të gjithë vendin. Vaksinimi i hapur do të vijojë deri ditën e dielë për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç, nga ora 08:00-20:00 në qendrat shëndetësore dhe në qendrat e vaksinimit të përqëndruar në të gjithë vendin.

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dyshimi: 23/07/2021 11:47

    Vazhdoni me dyshime...te paafte, njesoj si ne janar me variantin anglez...mbyllini kufinjte me Angline se do shohim qamet ne shtator...

    Përgjigju
  • Trnaskop Kacija: 23/07/2021 11:05

    Nga nje ane njerezit vaksinohen kurse nga ana tjeter infektohen

    Përgjigju
    • Liri a vdekje!: 23/07/2021 19:54

      Hajde dalim ne protest kunder faksines, si ne Greqi. Por ama fiks si ne Greqi, ku dilnin duke mbajtur me kryqe ne duar... Mesjetar!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?