Ditën e hënë rreth orës 14 :00 do të zhvillohet seanca e posaçme parlamentare për votim të ministrave të rinj në kabinetin e qeverisë Rama 3. Lista e dërguar nga kryeministria mbërriti në institucionin e Presidencës dy ditë pas njoftimit të tyre nga kreu i qeverisë, ndërsa vijojnë të jenë në pritje të dekretimit
Presidenti Bajram Begaj ndodhet në një vizitë zyrtare në Kazakistan, kthimi i të cilit do të bëhet këtë të shtunë. Të hënën pas seancës, ministrat do të betohen në presidencë.
Mes emrave të rinj për t’u dekretuar është edhe Ministri i Jashtëm i cili do të duhet të jetë krah Ramës më 14 shtator në New York për të drejtuar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ku Shqipëria ka presidencën Ashtu siç i kishte paralajmëruar, kryeministri Rama njoftoi 7 ndryshimet në kabinetin qeveritar në Asamblenë e PS-së të zhvilluar më 4 shtator.
Cilat janë ndryshimet në qeveri?
Janë 7 ndryshime në qeveri, ku 4 prej tyre janë emra të rinj, ndërsa një e rikthyer në kabinet. Olta Xhaçka Ministre e Jashtme, Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, Ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe Edona Bilali, Milva Ekonomi nuk do të jenë më pjesë e qeverisë.
U largua nga detyra, Olta Xhaçka e cila mbante postin e Ministres së Jashtme, të cilin tashmë e merr Igli Hasani ish ambasadori i Shqipërisë në OSBE, deri në 2021.
Ogerta Manastriliu është larguar nga Ministria e Shëndetësisë, duke marrë drejtimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe në vend të saj emërohet Albana Koçiu, e cila mban aktualisht pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Administratës Publike që prej vitit 2013.
Nga krahu tjetër, në Ministrinë për Ekonominë dhe Financat është emëruar ministër Evin Mete, duke zëvendësuar Delina Ibrahimaj, që merr drejtimin e Ministër Shteti për sipërmarrjen dhe klimën e bizensit, duke zevendësuar Edona Bilalin.
Anila Denaj, deri pak kohë më parë, Ministër e Financave, rikthehet në Kabinet, në postin e Ministrises së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, e mbajtur Frida Krifca.
Kryesocialisti Rama, po ashtu njoftoi dhe krijimin e Ministrinë e Pushtetit Vendore, të cilën do të ja besoj Arbian Maznikut, aktualisht nënkryetar i Bashkisë së Tiranës. Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet e drejtuear nga Mliva Ekonomi, shkrihet.
Emrat e ministrave që ikin dhe të atyre që vijnë
Ministër i Financave dhe Ekonomisë - Emërohet Ervin Mete; Largohet Delina Ibrahimaj
Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit - Emërohet Delina Ibrahimaj; Largohet Edona Bilali
Ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale - Emërohet Albana Koçiu; Largohet Ogerta Manastirliu
Ministër i Arsimit dhe Sporti - Emërohet Ogerta Manastirliu; Largohet Evis Kushi
Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme - Emërohet Igli Hasani; Largohet Olta Xhaçka
Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit - Emërohet Anila Denaj; Largohet Frida Krifca
Ministër i Pushtetit Vendor (Ministri e re): Emërohet Arbjan Mazniku
Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet (Shkrihet) - Largohet Milva Ekonomi