Bleona Qereti është një nga këngëtaret më të përfolura në showbizin shqiptar, pavarsisht se prej kohësh ajo e ka ndërtuar jetën e saj në Amerikë. Këngëtarja herë pas here tregon ndonjë histori shumë interesante, ku nuk mungojnë as të qeshurat.
E ftuar në “Xing me Ermalin”, Qereti tregoi se si gabimisht ishte përballur me policinë në Amerikë.
“Kisha 25-vjetorin dhe u nisa me mamin për të festuar në Amerikë dhe konkretisht në Miami, Florida. Dhe në momentin që u futëm në hotel, donim të lajmëronim babin që kemi arritur. I rashë recepsionit dhe i kërkova të më ndihmonte se si të lidhesha me Shqipërinë. Pasi më sqaroi që duhet të shtypja 011, që të dilja në linjën internacionale dhe më pas prefiksin shqiptar unë e mbylla me recepsionin dhe shtypa 911 në vend të 011. Dhe marrë një përgjigje të tillë “911 cila është emergjenca juaj”. Unë e mbylla dhe nuk i sqarova asgjë,”- tha Bleona.
Më tej këngëtarja vijoi: “Pasi u sqarova me babin që ishim mirë, për 15 minuta ra dera. Hapa derën dhe shof tre policë që më thonë:Kemi marrë një telefonatë emergjence!
Pavarësisht se unë u shpjegova që nuk kisha asnjë lloj emergjence, ata nuk largoheshin pa e kontrolluar gjithë dhomën, pasi mendonin se dikush po më kërcënonte. Në fund e kuptuan që ishte thjesht një ngatërresë e dy personave që nuk kishin lidhje me Amerikën,”- përfundoi duke qeshur Bleona.
Komente
