Rusia ka bërë thirrje për dialog pasi Presidenti Trump tha se do të ishte "mirë nëse të gjithë do të hiqnin qafe armët e tyre bërthamore".
Sipas mediave të huaja, Kremlini tha se diskutimet duhet të përfshijnë edhe arsenalet bërthamore të Evropës.
Presidenti i Francës Macron ka sugjeruar shtrirjen e mbrojtjes së ofruar nga kokat bërthamore të vendit të tij në vendet e tjera të kontinentit.
Donald Trump tha: “E di që Rusia dhe ne kemi më së shumti. Kina do të ketë një sasi të barabartë brenda 4-5 viteve. Do të ishte mirë nëse të gjithë do të mund të ç’nuklearizoheshim, sepse fuqia e armëve bërthamore është e çmendur".
I pyetur për këto komente, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u tha gazetarëve: "Dialogu midis Rusisë dhe SHBA-së për kontrollin e armëve është i nevojshëm, veçanërisht në lidhje me stabilitetin strategjik".
Duke folur të mërkurën, Emmanuel Macron e quajti Rusinë një "kërcënim për Francën dhe Evropën".
Moska tha se fjalimi përmbante kërcënime ndaj saj dhe "nota të shantazhit bërthamor".
Kremlini e ka përshkruar fjalimin e Macron si shumë konfrontues dhe tha se Franca po kërkonte një "udhëheqje bërthamore në Evropë".
Komente
