Kombëtarja holandeze

Te Holanda 'shpërthen' virusi, 5 futbollistë humbasin ndeshjen me Francën

23 Mars 2023, 12:31| Përditesimi: 23 Mars 2023, 12:32

  • Share

Holanda luan nesër me Francën në kualifikueset e Euro 2024. "Tulipanët" kanë humbur pesë futbollistë për këtë duel, teksa ka pasur një "shpërthim" virusi në grumbullimin me ekipin.

Cody Gakpo, Matthijs de Ligt, Sven Botman, Joey Veerman dhe Bart Verbruggen janë infektuar me një virus që nuk dihet se çfarë është saktësisht, por është e qartë se nuk bëhet fjalë për Covid.

Trajneri i “tulipanëve”, Ronald Koeman ka thirrur menjëherë tre zëvendësues: Ryan Gravenberch (Bayern Munich), Kjell Scherpen (Vitesse) dhe Stefan de Vrij (Inter). Në fillim të kësaj jave, Frenkie de Jong dhe Steven Bergëijn u larguan për shkak të lëndimeve. Veerman u thirr më pas si zëvendësues së bashku me Donyell Malen.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?