Të huajt interes për investim në energji të rinovueshme! Shqipëria, vend tërheqës për investitorët gjermanë

26 Korrik 2023, 20:21| Përditesimi: 26 Korrik 2023, 20:27

  • Share

Hidrocentralet janë i vetmi burim energjie për vendin tonë dhe duke qenë se prodhimi varet nga reshjet, shpeshherë ka mungesë të saj. Për këtë arsye, po shihen mënyra të tjera alternative, siç është edhe energjia e rinovueshme, sektor ky që po vlerësohet me interes nga investitorët e huaj, e sidomos ata gjermanë.

“Kemi qenë 10 ditë në të gjithë Shqipërinë dhe jemi shumë të impresionuar nga ajo që pamë dhe mundësitë e shumta. Jam shumë i befasuar nga mundësitë që jep Shqipëria. Kemi parë toka që janë të predisposuara për këtë investim. Nuk është një sfidë për Shqipërinë por gjithë botën pasi jemi në një situatë që çmimet e energjisë duhet të zvogëlohen”, tha Amit Ismailji, Sipërmarrës Gjerman.

“Shqipëria ofron një mundësi shumë të madhe jo vetëm nga ana ligjore, pro dhe për sa i përket klimës. Bizneset gjermane janë të gjitha të interesuara për energjinë e rinovueshme, pasi atje janë vendosur kuota”, tha Artan Pojani,  Dhoma Gjermano-Shqiptare e Tregtisë.

Gjatë një kongresi që bëri bashkë palët e interesit, fokus mbetet dhe ndërtimi i urave lidhëse me biznesin gjerman, që pritet të sjellë edhe ndikim në ekonominë e vendit.

“Nëpërmjet këtij organizimi duam që të ndërtojmë urat për investitorët e huaj  që të vijnë në Shqipëri dhe të investojnë me kapitalin e tyre”- tha Ronaldo Bajo, organizator.

“Gjermania pas SHBA është shteti më i fuqishëm dhe të kesh mbështetjen e saj do të thotë që të përparosh në zhvillimin ekonomik”- tha Shefki Hysa, pjesemarres.

Në vitin që lamë pas, sipas Bankës së Shqipërisë investimet e huaja direkte në vendin tonë ishin në shifrat e 1.3 miliardë eurove, prej të cilave mbi 260 milionë euro ishin blerje pasurish.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?