Foto ilustruese

Të infektuar me COVID, transportohen me avionë ushtarakë italianë 2 pacientë nga Shqipëria drejt Italisë

20 Dhjetor 2020, 17:03| Përditesimi: 20 Dhjetor 2020, 17:16

  • Share

Italia përmes një avioni ushtarak ka bërë të mundur kthimin e 2 pacientëve italianë të infektuar me COVID nga Shqipëria drejt vendit fqinj.

Transportimi i tyre u bë në orët e para të mëngjesit të së dielës. Italianët e infektuar janë transportuar nga Brigada 46 ajrore e Pisas, ndërsa pas një orë fluturimi u janë dorëzuar autoriteteve shëndetësore italiane. Ata u vendosën në kapsula të izoluara.

Sipas mediave italiane, nga 23 tetori, 1141 ushtarë, 366 mjekë dhe 700 infermierë po punojnë në transportimin e qytetarëve të infektuar me Covid.

Komanda Operative e  Forcave të Armatosura, për këtë qëllim, ka në dispozicion 73 mjete fluturuese, përfshirë dhe 322 automjete për transportin e materialit mjekësor dhe mbrojtjes individuale.

Përveç këtyre, Ministria e Mbrojtjes në Itali ka vënë në dispozicion 18 struktura logjistike të Forcave të Armatosura me funksionin “Hotel Covid” për një total prej 2,353 vendesh për pacientët në karantinë, 4 spitale fushore dhe rreth 152 vende në spitalin ushtarak Celio në Romë dhe në qendrat spitalore ushtarake të Milanos dhe Tarantos.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?