Kristjan Asllani

Sport

Te Interi s'është titullar, emri i Kristjan Asllanit përfundon në La Ligan spanjolle

7 Korrik, 11:47| Përditesimi: 7 Korrik, 11:49

  • Share

Kristjan Asllani nuk e ka të sigurt vendin e titullarit te Interi, paçka se Hakan Calhanoglu lidhet me një kalim te Galatasaray, duke lënë një "gropë" të madhe në mesin e fushës te zikaltërit. Tanimë 'Sky Sport' në Itali bën me dije se veç Bolognas dhe Fiorentinës, interes për shërbimet e Asllanit ka edhe nga Spanja.

Real Betis pëlqen mesfushorin e Kombëtares dhe e cilëson si një afrim me vlerë, nëse gjithçka do realizohej. Finalistët e Europa League ishin surpriza e madhe e sezonit të shkuar dhe në Sevilla po mendojnë të formojnë ekipin duke ia besuar Asllanit "çelësat" e mesfushës. Një ofertë pritet për Interin, duke mos u përjashtuar edhe huazimi.

Asllani u bashkua me Interin në verën e 2022 dhe pas tre sezneve ka një rritje në lojë, por ende nuk e ka kapërcyer "paragjykimin" e moshës për të marrë mbi shpinë barrën e lojës krijuese te një nga klubet më të mira në Evropë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?