Luciano Spalletti

Te Italia konfirmojnë Spallettin për projektin e ri, “të kaltrit" humbasin Barellan

2 Shtator, 22:54| Përditesimi: 2 Shtator, 22:55

  • Share

Pas zhgënjimit në Evropian, Italia bëhet gati për një cikël të ri për aventurën në Ligën e Kombeve. Pavarësisht se u akuzua fort nga opinioni sportiv pas eliminimit nga Zvicra në “Euro2024”, Luciano Spalletti nuk preket, fakt që e konfirmon edhe një herë presidenti i Federatës Italiane, Gabriele Gravina.

“Të vlerësosh një trajner në bazë të një rezultati brenda një kohë kaq të shkurtër është një gabim strategjik. Kur e zgjodhëm ishte trajneri më i mirë në treg. Spalletti ka besimin tonë absolut, ne e kemi parë se si punon, por fakt është se ka pasur vështirësi në përzgjedhje për shkak të limiteve tona në raport me përfaqësueset e tjera”, u shpreh Gravina.

Italia do të luajë ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve kundër Francës, ndërsa bëjnë pjesë në një grup së bashku me Belgjikën dhe Izraelin. Spalletti duhet të bëjë llogaritë pa Barellan në këto dy sfida të para pasi mesfushori i Inter do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për të liruar sinuset e hundës në mënyrë që të marrë frymë lirisht.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?