Amber e varur nga droga dhe e shendetshme

Të jesh Amber

3 Gusht 2020, 14:53| Përditesimi: 3 Gusht 2020, 15:01

  • Share

Është një histori e dhimbshme ajo e Amber Hoffman, vajzës që gjeti forcën brenda vetes dhe nga “viktimë” e drogës u kthye në “yllin” që ëndërronte të ishte. Amber, 24 vjeçarja bukuroshe që e la pas të kaluarën dhe që tashmë mahnit me pamjen e saj, është dëshmi e një transformimi të vërtetë sesi shkatërrohen të rinjtë që krijojnë varësi nga përdorimi i lëndëve dhe substancave narkotike dhe që nëse e mposhtin këtë të keqe kthehen në një jetë normale, duke dashuruar jetën dhe që nuk reshtin në buzëqeshje. Një foto flet sa një mijë fjalë dhe një dëshmi e kësaj është edhe ajo se çfarë ka vendosur të bëjë kjo vajzë e re.

Ka postuar në profilin e saj në facebook dy imazhe, veten e saj kur ishte vetëm 42 kilogramë, totalisht e shkatërruar në kufijtë mes jetës dhe vdekjes, kohë në të cilën përdorte heroinë e drogra të tjera dhe një tjetër pamje, atë të një vajze që i tha "ndal" kësaj varësie dhe vendosi të dashurojë veten dhe jetën, të buzëqeshë dhe që gjeti forcën për të dalë nga errësira në dritë.

Amber Hoffman

Në atë kohë, Amber humbi 18 kilogramë. U dobësua shumë, pësoi atak kardiak dy herë si pasojë e drogës gjë që i shkaktoi edhe një vrimë në zemër.

"Kam jetuar në frikë, në dhimbje, isha gati që jeta ime të mbaronte", shpjegon ajo.

Nëna e saj e shpëtoi kur trupi i saj mezi mund të ngrihej dhe e bëri këtë foto në mënyrë që të mos harronte se ku e kishte çuar droga. Tani, pas një procesi rehabilitimi të vështirë dhe një operacioni në zemër, kjo vajzë e re ndihet e lumtur. "Rimëkëmbja është e mundur dhe e vlefshme!" Kështu shkroi ajo në publikimin e të dy fotove dëshmi për t'i dhënë një apel të gjithë të rinjve që përfundojnë në këtë gjendje.

Pas një ndërhyrjeje krirugjikale në zemër që përfundoi me sukses, Amber hoqi dorë përfundimisht nga substancat e dëmshme, luftoi për 9 muaj për t'u rehabilituar dhe tashmë ka rimarrë kilogramët e humbur, ndjehet e shëndetshme edhe mendërisht e ndërsa "kam një vend për të jetuar baskë me familjen dhe macet e mia", thotë ajo.

Postimi i 24-vjeçares tashmë është bërë viral dhe po frymëzon shumë të rinj që po vuajnë të njëjtën gjë dhe që po jetojnë situata të paimagjinueshme. Dikur ajo hoqi dorë nga jeta e saj me idenë se ky ishte fati që i takonte, por forca që i dha vetes bashkë më familjen e saj bëri që të kapërcejë çdo vështirësi e që sot të shkëlqejë me pamjen e saj. Amber ka vendosur ta lerë pas të shkuarën dhe të punojë fort për fillimin e ri. Varësia e drogës është një sëmundje e tmerrshme dhe mizore që shpesh injorohet. Nuk është një përparësi për sistemet shëndetësore.

Amber i drejtohet edhe atyre që po jetojnë të njëjtën gjë që ajo përjetoi, duke u shprehur se sado e vështirë të duket, gjithmonë mund të përparosh! E në fakt përparimi i 24-vjeçares është vërtetë për t'u duartrokitur. Është një lajm i shkëlqyeshëm dhe një dritë shprese për njerëzit e tjerë, pasi shërimi i saj ndodhi kryesisht falë dashurisë në kuptimin e plotë të fjalës e ndërsa sot shumë njerëz e ndjejnë atë dashuri të madhe për jetën kur mësojnë për historinë e saj.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?