Vogëlushja Mayah

Të jesh ndryshe është fuqi! Vajza e vogël lind me mutacionin e rrallë

25 Shkurt 2021, 15:44| Përditesimi: 25 Shkurt 2021, 15:49

  • Share

Vajza e vogël, me origjinë braziliane është një provë që të jesh “ndryshe” është fuqi!

Mayah, ka lindur me një mutacion të rrallë gjenetik ku një pjesë e flokëve të saja mbijnë ngjyrë gri, për shkak të mungesës së melanaciteve në lëkurë të cilat prodhojnë melaninë.

Ky është një mutacion i trashëguar pasi edhe mami, ngjeshja, dhe tezet e vogëlushes kanë të njëjtin veçanti.

Edhe pse Mayah është vetëm 2 vjeç dhe nuk e kupton konceptin e mediave sociale, kur nëna e saj poston foto të vogëlushes ajo e njeh veten dhe lumturohet shumë.

Nëna e saj tha se Mayah pëlqen të kalojë kohën e saj duke luajtur me kukulla, duke kërcyer dhe duke parë filma vizatimor.

“Njerëzit më ndalojnë gjithmonë në rrugë për të më thënë se sa e veçantë është Mayah”, tha nëna e saj.

Bukuria e veçantë e vogëlushes është një rast i cili mund të na kujtojë të gjithëve se të jesh ndryshe është fuqia jonë!

Pikërisht ndryshimi dhe veçoritë janë ato që bëjnë botën tonë shumëngjyrëshe.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?