'Revanshi', Durim Bami në shënjestër/ Gazetarja: Ish deputeti i PS Ndoka kontraktoi në Shijak për ta vrarë! Poli Hoxha: Pranoi se e kishte paguar Meta 500 mijë euro

22 Maj, 19:16| Përditesimi: 23 Maj, 09:01

  • Share

Raportimi i Dumanit në Komisionin e Ligjeve dhe megaoperacioni SPAK-Policia e Shtetit për goditjen e kokave të krimit ishin diskutimet në ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj. 

Gazetarja Aida Topalli vlerëson vendosmërinë e Altin Dumanit, edhe sot tek Ligjet teksa mbrojti punën e prokurorëve.

'Kemi të dhëna që të përfshirë dhe përdorues të Sky ka dhe gjyqtarë, biznesmenë, përveç Pëllumb Gjokës. Por edhe zyrtarë të policisë së shtetit. Mbetet për t’u parë. Nga vendosmëria e Dumanit sot, jam i bindur se do të shkojë edhe në nivele të larta. E tha që SPAK nuk ka dyzime', tha Topalli.

Ndërsa për Polin Hoxha zgjatja e mandateve të prokurorëve të SPAK dhe Dumanit është një domosdoshmëri.

'Ka një legjendë urbane, që këta i lëshon Rama, i mban Rama. Vijnë edhe nga kolegë, për ta bërë pis SPAK, që është Rama që kontorllon. Ka thënë një batutë, që do vijë një ditë kur të shkojë Rama në SPAK do thonë që Rama urdhëroi SPAK të thërras Ramën që të mbrojë Zahon. Kur thua Rama i paprekshëm, delegjitimohet. Mora sinjale të tjera. Nuk ka logjikë që të mos thirret një ditë kryeministri. Pastaj janë teknikalitete.

Në një mënyrë apo tjetër gjithë ata të ulurit, kishte dhe direkt me konflikt interesi. I tha Monikës që faleminderit që na ke sjellë material për vetting. Çështja është që zoti Basha ka çuar disa amendamente për nevojat e SPAK. Dhe kjo çështja e zgjatjes së mandatave e tha dhe Dumani e kërkojmë, e hodhi dhe si sfidë për vete më mjaftojnë 9 vite.

Por u hodh një rezolutë nga kryeministri në formë tymnaje, nevojat e SPAK janë konkrete, zgjatja e mandatit është një garanci. Është një gjë që fillon për herë të parë, vinin si prokuror nga një sistem i kaluar. Kanë bërë mjaft trajnime. Sa herë kanë shkuar në SHBA? Sa herë kanë ardhur ekspertët? Kjo trupë prokurorësh është aset. Kanë kërkuar ti lehtësojnë, se i kanë bërë si gomari. Pasi SPAK heton edhe për 50 mijë leksha. I kanë korridoret plot me dosje', thotë Poli Hoxha.

Edhe Topalli ndan të njëjtin mendim sa i takon zgjatjes së mandateve, por vuri theksin edhe tek operacioni Revanshi ku nxori në pah shefa policie bashkëpunëtorë të krimit.

'Nëse do vendosej zgjatja e afateve do ishte nga gjërat më të mira, pasi do shihnin drejtësinë të funksiononte për një kohë të gjatë. 3 vjet apo 4 nuk janë të mjaftueshme për të vënë në vend drejtësinë. Meqë ministri ka qenë i hapur për zgjatje mandati le të bëhet. Vetëm këto dosje që janë finalizuar kanë kërkuar nga 3 deri në 4 vite kohë për të hetuar.

Nuk është mirë që të ndërrohen kaq shpesh drejtuesit e këtyre institucioneve. Janë ca pozicione që duhen më shumë se 5 vjet që të bënin punën e tyre. Është të vësh duart në kokë se si një shef policie bashkëpunon me krimin e organziuar dhe furnizon me kaq shumë detaje. Dhe i jep informacione për lëvizjet e kundërshtarëve të personave të caktuar, ti atëherë nuk je më punonjës policie je kriminel', shton Topalli.

Hoxha vlerëson paraqitjen e Dumanit, sidomos ndarjen që kreu i SPAK bëri mes punonjësve të ndershëm të policisë dhe atyre që bashkëpunojnë me krimin.

'Më pëlqeu zoti Dumani, për shumë fakte që pritet të dalin, kur tha që është një pakicë që ka helmuar bën pis gjithë shumicën e policëve. Bëri atë diferencimin. Në historinë tonë të punës, gjithmonë ka qenë një luftë mes prokurorisë dhe policisë, edhe para SPAK. Shpesh është e shëndetshme edhe një përplasje, por zoti Dumani e vuri edhe me fakte. Ka nisur si fillim si ryshfet, si shkelje syri. Ka agravuar, hajde edhe tek makinat me drogë, tek prostituta. Por të bëhesh shërbëtor, nuk ka pagesë ta justifikosh, të bëhesh pjesë e një plani për të vrarë, të bëhesh pjesë e dekonspirimit', thekson Poli Hoxha.

Topalli vijoi më tej duke risjellë në vëmendje ngjarjen e fushatës elektorale të vitit 2017, ku u vra vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka në Lezhë, e cila shërbeu më pas si 'mollë sherri' mes grupeve kriminale në vend.

'Në zgjedhjet e 2017 ka patur përplasje të ashpër mes vëllait të Ndokës dhe përfaqësuesve të LSI. Vëllai ka hedhur dyshimet se vrasja mund të ketë motive politike. Si persona të kontraktuar për të kryer vrajsen, Ndoka krijoi bindjen se ishin Durim Bami dhe Aleks Ndreka. Organizoi atentatet por dështuan. Tentoi të kontraktonte vrasje me pagesë nga Shijaku dhe shfrytëzoi njohjen në zonën e Niklës duke kontaktuar Gentian Bejtja', nënvizon gazetarja.

Ndërsa Poli Hoxha flet për Durim Bamin një nga personazhet më të lakuar të dosjes së SPAK, i cili në 2015 doli në një video të Tom Doshit ku thoshte se e ka paguar Ilir Meta për ta vrarë.

'Imagjino një personazh që e merr peng Tom Doshi, e interviston dhe pranon që e ka porositur Ilir Meta me 500 mijë euro për të vrarë Tom Doshin. E thërret në zyrë ministri i brendshëm Saimir Tahiri si shok. Dhe ngjarja nuk zgjidhet. Si është ngjarja që arriti deri aty sa desh u vra Sali Berisha? Që i thoshte Sali Berisha Ilir Metës ke 3 varre të hapura pas Dajtit dhe ky i thoshte nuk jap dorëheqjen se të ka dalë Xeni te kaseta e Dritan Priftit. Në 2015 u shua kjo ngjarje. Ky protagonisti Durim Bami vazhdoi aktivitetin dhe u fuqizua', tha Poli Hoxha.

Ora 19:54
Të gjithë pas Durim Bamit, Poli Hoxha: Shkoi gati në vrasjen e Berishës, i thoshte Metës ke 3 varre të hapura pas Dajtit

Gazetari Poli Hoxha teksa komentoi në Report Tv aksionin SPAK në ndjekje të kokave të krimit, solli në vëmendje ngjarjet e vitit 2015 me protagonist Durim Bamin, por edhe politikanë si Ilir Meta, Tom Doshi apo Sali Berisha.

Për gazetarin Arbër Hitaj, Hoxha tha se  "Sali Berisha i thonte Ilir Metës se ke 3 varre të hapura pas Dajtit dhe ky i thoshte nuk jap dorëheqjen se të ka dalë Xeni te kaseta e Dritan Priftit. Në 2015 u shua kjo ngjarje. Ky protagonisti Durim Bami vazhdoi aktivitetin dhe u fuqizua".

'Papritur Durim Bami futet në mes të gjithë ujqërve dhe luanëve. Pse? Sepse nëse, është interesante fjalia nga burgu i Emiljano Shullazit, hiqeni qafe se do bëj festë edhe policia. Se ishte një personazh që i kishte ngelur në derë policisë. Ti e di që e ke aty por nuk guxon ta godasësh. Disa herë ka shkuar RENEA dhe kanë ikur, disa herë janë bërë mësymje, ajo është zonë e blinduar me kamera. Ka qëndruar ashtu. Sepse Durim Bami duke qenë kontraktor i të gjitha palëve u bë dhe sanduiç në fund fare. Një kontraktor profesionist nuk duhet ta tregojë kurrë porositësin.

Dhe ky duke vrarë për të gjitha palët, merrte  porosi për të vrarë dikë, por nuk e kishte problem të merrte porosi të vriste porositësin e mëparshëm. Dhe duke treguar edhe porositësin ngeli sanduiç. Mblidhen disa grupe që ta heqin qafe. Misteri si ka mundësi që ka shpëtuar gjithmonë. Sepse dispononte informacion. Kishte rol për të gjitha palët. Është një super Duman. Flas për Nuredinin. Durim Bami u bë i njohur dhe pastaj papritur u mbyll çështja. Imagjino një personazh që e merr peng Tom Doshi, e interviston dhe pranon që e ka porositur Ilir Meta me 500 mijë euro për të vrarë Tom Doshin.

E thërret në zyrë ministri i brendshëm Saimir Tahiri si shok. Dhe ngjarja nuk zgjidhet. Si është ngjarja që arriti deri aty sa desh u vra Sali Berisha? Që i thoshte Sali Berisha Ilir Metës ke 3 varre të hapura pas Dajtit dhe ky i thoshte nuk jap dorëheqjen se të ka dalë Xeni te kaseta e Dritan Priftit. Në 2015 u shua kjo ngjarje. Ky protagonisti Durim Bami vazhdoi aktivitetin dhe u fuqizua', tha Poli Hoxha.

Ora 19:37
I vranë vëllain gjatë fushatës, ish-deputeti krijoi bindjen për atentatorët, Aida Topalli: Ndoka pagoi ekzekutorë për të vrarë Durim Bamin

 

Gazetarja Aida Topalli teksa komentoi në 'Studio Live' megaoperacionin 'Revanshi' zbuloi lëvizjet e ish-deputetit të PS-së Arben Ndoka që çuan në organzimin e dështuar të atentateve ndaj Durim Bamit dhe Aleks Ndreka.

'Në zgjedhjet e 2017 ka patur përplasje të ashpër mes vëllait të Ndokës dhe përfaqësuesve të LSI. Vëllai ka hedhur dyshimet se vrasja mund të ketë motive politike. Si persona të kontraktuar për të kryer vrajsen, Ndoka krijoi bindjen se ishin Durim Bami dhe Aleks Ndreka. Organizoi atentatet por dështuan. Tentoi të kontraktonte vrasje me pagesë nga Shijaku dhe shfrytëzoi njohjen në zonën e Niklës duke kontaktuar Gentian Bejtja. Para disa kohësh u tha se Bejtja, strehohej në Lezhë.

Pamë dhe grupin e Vis Martinaj që synonte vrasjen e kundërshtarëve të tij duke nisur me Fatmir Hyseni që akuzohet për vrasjen e Malkos, por edhe për organizimin e vrasjes së Leonard Dukës, dhe vëllait të tij. Përshtypje më bënë komunikimet mes Dukës dhe Martinaj. Kishte tendecë për ulje gjakrash. Ekzistojnë zëra se shumë grupe janë bërë bashkë për zhdukjen e Martinajt. Në dosjen Metamorfoza në një nga përgjimet, hidhet hipoteza që Fatmir Hyseni të hap namin se jepet 10 milion euro për vrasjen e Martinajt, që të bëheshin bashkë grupet kriminale', tha Topalli.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • abc: 11/06/2024 07:06

    PRA,,D.M.TH VELLAIN E NOKES E PASKA VRARE ILIR META.... ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?