Luciano Spalletti

Të kaltrit në çerekfinalet e Ligës së Kombeve, Spalletti: Ne jemi Italia, i gjejmë 30 lojtarë për një ekip të fortë

15 Nëntor, 11:35| Përditesimi: 15 Nëntor, 11:37

  • Share

Një gol nga Sandro Tonali në fillimin e ndeshjes i mjaftoi Italisë të mposhtte Belgjikën në Bruksel dhe të merrte tri pikë që i dërgojnë në çerekfinalet e Ligës së Kombeve.

Pas ndeshjes për mediet foli trajneri i të kaltërve, Luciano Spalletti. Ai tha se Italia i gjen gjithmonë 30 lojtarë të mirë për të bërë një kombëtare të fortë.

“E nisëm mirë ndeshjen, në pjesën e dytë fusha u rëndua dhe humbi pak qartësia. Kemi humbur disa topa si rezultat i terrenit të rënduar. Cilësia e fushave është thelbësore në futbollin e sotëm, për ta mbajtur e luajtur topin teknikisht.

Ndryshe, përshtatja me vrapimin e kundërshtarëve bëhet shumë e vështirë. Kur belgët hynin në gjysmën tonë të fushës bëhej e vështirë, ata ishin si luanë.

Rovela i Lazios - Debutimi i Rovela dhe paraqitja e të gjithëve ishin të këndshme, treguam se jemi ekip i fortë.

Duke qenë Italia, ne kemi gjithmonë mundësinë të gjejmë 30 lojtarë për të bërë një kombëtare të fortë, është thënë 500 herë kjo. Duhet të gjejmë zgjidhjen më të drejtë taktike për t’i vendosur lojtarët në pozicionet ideale, të luajmë si ekip. Në fakt, lojtarët e mi e gjetën këtë rrugëdalje vetë, sepse janë djem të fortë", tha mes të tjerash Spalletti.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?