Mesa duket sherri mes dy kushërirave është rrafshuar. Këtë gjë e ka bërë me dije vetë Anxhelina, këngëtarja shqiptare e cila është zhvendosur në Amerikë për të zhvilluar karrierën e saj. Hadërgjonaj ka publikuar një status falenderues për vitin 2018, ku mes të tjerash ka kërkuar falje për të gjithë ata që ka lënduar.
"Po eci drejt 2019-s me një zemër dhe mendje të pastër. Nëse më detyrohesh diçka, mos u shqetëso. Nëse më ke bërë diçka të gabuar, gjithçka është në rregull, mësimet u morën. Nëse je i zemëruar me mua, fitove sepse unë e lashë të iki! Nëse nuk flasim, është në rregull, sinqerisht të uroj gjithë të mirat.
Nëse ndjen se kam gabuar me ty, të kërkoj falje, nuk ka qenë e qëllimshme. Jam mirënjohëse për çdo eksperiencë që kam kaluar. Jeta është shumë e shkurtër për t’u kapur pas inatit, zilisë, stresit apo dhimbjes. Kjo shkon për 2019, do t'a bëj një vit pozitiviteti dhe një sezon faljeje. Gëzuar Krishtlindjet 2018,”- shkruan Anxhelina në Instastory.
Ky status nënkupton të ketë lidhje me Beatrix Ramosajn, kushërirën me të cilën nuk flet prej disa kohësh. Dyshja madje e kanë hequr njëra-tjetrën nga Instagrami, dhe gjithashtu u përfol se arsyeja e sherrit të ketë qenë fakti që Trixa i ka kërkuar ndihmë Aurelit, make-up artistit i cili jeton me Anxhelinën. Ramosaj i ka kërkuar që ta ndihmojë për karrierën e saj në Amerikë dhe kjo gjë nuk është pritur mirë nga kushërira e saj.