Interpol

Kronikë

Të kërkuar në Shqipëri për grup kriminal dhe pengmarrje, dy të ekstraduar nga Gjermania dhe Italia! GJKKO cakton ‘arrest shtëpie’ për 21-vjeçarin

2 Maj, 08:39| Përditesimi: 2 Maj, 10:48

  • Share

Dy të rinj të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale janë ekstraduar drejt Shqipërisë.

Nga Gjermania u ekstradua dy ditë më parë Danjel Lalaj, i cili në 2021 së bashku me 16 persona të tjerë kultivoi 4000 mijë rrënjë kanabis në Pukë. Lalaj akuzohet nga SPAK për "kultivim të narkotikëve", "grup të strukturuar kriminal" dhe "kryerje të veprave nga organizata kriminale".

Ndërkohë sot (2 maj) Gjykata e Posaçme vendosi të konfirmojë masën e sigurisë "arrest në shtëpi" për Lalajn.

"Në vijim të operacioneve të përbashkëta me partnerët për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi, në Gjermani dhe Itali janë kapur dhe janë ekstraduar drejt Shqipërisë dy shtetas, konkretisht:

Nga Gjermania është ekstraduar shtetasi D. L., 21 vjeç. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vitin 2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin D. L., për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”", informoi sot policia.

Kledjon Berberi 35-vjeç nga Korça u arrestua në Itali për “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”

"Ndërkohë, në Itali, u bë e mundur arrestimi në Milano, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë të shtetasit K. B., 35 vjeç, banues në Korçë. Në vitin 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”. 35-vjeçari, në qershor 2024, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka mbajtur pa dëshirën e tij, me forcë, brenda një automjeti, duke e dhunuar rëndë shtetasin K. V. Vijon bashkëpunimi i Policisë së Shtetit me partnerët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim", thuhet më tej në njoftim.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?