Mauro Icardi

Të kopjosh Messin s'është e lehtë, Mauro Icardi 'lë nam' me penalltinë e humbur (VIDEO)

27 Shtator 2023, 11:08
  • Share

Galatasaray fitoi 0-1 kundër Istanbulspor për javën e tretë në elitën e futbollit në Turqi. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Mauro Icardi në minutën e 42-të të ndeshjes. Veç kësaj, sulmuesi argjentinas ka "lënë nam" pesë minuta para golit të shënuar.

Ishte minuta e 37-të kur Mauro fitoi vetë një penallti, për t'ia lënë Akturkoglu ta godiste. Gjithçka ishte një plan i mirëmenduar më herët, me Akturkoglu që pasoi për Icardin, me këtë të fundit që bëri një gabim të pabesueshëm.

Pasimi me finesë nga shoku i skuadrës bëri që portieri sigurisht të dilte jashtë loje, me Icardin që edhe pse porta bosh e goditi topin jashtë. Sulmuesi ka dashur të imitojë Messin, me "Pleshtin" që në një rast ka shënuar në këtë formë me Barçën. Epo, ndonjëherë nuk është e lehtë të kopjosh Messin.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?