Të kujdesesh për bletët, punë e vështirë por e bukur! Bletërritësit: Punën e bëjmë me pasion, por ka kosto! Këtë vit prodhimi është i pakët

12 Nëntor 2023, 20:01| Përditesimi: 12 Nëntor 2023, 20:14

  • Share

Urim Loka është një prej bletarëve të zonës së Kukësit që prej 20 vitesh kujdeset për mbi 50 koshere bletë. Ai rrëfen për Report Tv se këtë punë e bën jo vetëm për të ardhura, por për pasion. Së bashku me bletarë të tjerë ngrenë shqetësimin se këtë vit, prodhimi është më i ulët.

Pranë shtëpisë së tij, në fshatin Malqene të Kukësit ka mbi 50 koshere, për të cilat kujdeset pjesën më të madhe të ditës.

Është një punë që e bën jo vetëm nga nevoja për të siguruar të ardhura, por dhe për pasion.

“Unë kam 20 vite që merrem me shërbimin e bletve. I kam pasion timin”,- tha Loka.

Vështirësitë për këtë sektor janë të shumta. Nisin që nga shtrenjtimi i materialeve që shërbejnë për kujdesin ndaj bletëve e deri te pesticidet.

“Ka vështirësi, nuk duhet lënë në harresë se zhduket. Do mjekime, pesticidet e dëmtojnë”,- shtoi ai.

Në mes të bletëve i kalon ditët edhe Mustaf Caka, një tjetër banor i fshatit Malqene. Ai ka më pak koshere, ndaj mjaltin e përdor vetëm për konsum familjar.

“Kam mbajtur sa për vete dhe fëmijët”,- tregoi Caka.

Shqetësim për të mbetet rënia e prodhimit këtë vit.

Vështirësitë nuk ua zbehin pasionin, si Urimi dhe Mustafa thonë se do të vijojnë të merren me bletarinë.

“Pa një koshere bletë në oborr, nuk jap shpirt”,- tregon bletërritësi.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?