Kosova & Rajoni

Të lidhur me Adelina Ismajlin! Vrasja me 11 plumba e policit Triumf Riza, 30 vite burg Enver Sekiraqit

16 Shtator 2019, 15:56| Përditesimi: 16 Shtator 2019, 16:10

  • Share

Gjykata e Prishtinës  ka dënuar me 30 vite burg biznesmenin Enver Sekiraqën, pasi akuzohet për vrasjen e Triumf Rizës.

Sekiraqa dhe polici Triumf Riza, kanë qenë në lidhje dashurie me këngëtaren Adelina Isaajli, në përiudha të ndryshme kohore. Arsyeja e kësaj përplasje dyshohet të ketë qenë pikërisht Adelina.

Ngjarja ndodhi në 30 gusht të vitit 2007, ku Triumf Riza u ekzekutua me 11 plumba nga Arben Berisha, i cili njihet si bashkëpunëtor i afërt i Sekiraqës. Sekiraqa iu dorëzua autoriteteve të EULEX-it në vitin 2012. 4 vjet pas dorëzimit të tij, Gjykata e Prishtinës i dha 37 vite burg Sekiraqës, por Gjykata e Apelit cilësoi se duhej të rishihej edhe njëherë dënimi i tij.

Pas ngjarjes së rëndë këngëtarja Ismajli i ka kushtuar edhe një këngë policit Riza me titullin “Trimit Tim”.

Komento

Komente

  • Johani: 20/09/2019 20:43

    Nderkohe qe ka njerez qe denohen me dhjetra vite burg per nje vjedhje prej 420 eurosh siq ishte rasti i nje djali te ri ne Besjane (me duket),apo kemi raqte edhe me te renda siq ishte rasti i Xhafer Shatrit per vrasjen e inspektorit serb apo edhe me i rende rasti i Saramatit plot 10 vite para lufte te plagosjes se nje polici serb,keto dhe shume raste tjera fatkeqesisht u shqyrtuan nga gjykates shqiptar tek te cilet populli i kosoves kishte nje pritje te madhe,por duke pare shoun me kriminel si sekiraqa qe here del nga burgu her kinse e rikthejne ne burg duek bere qe prinderit e Triumfit jo vetem te ndihen te fyer por edhe te kercenuar,ne fund kemi portale qe sekiraqen e ngrejne ne qiell duke e shfaqur me "diven" adelina ismajli siq e quajne ata nje lavire,pra kur drejtesine e paracaktojne lavire e kriminel ateher çfar mund te presin qytetaret e thjeshte!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?