Fanellat e San Marino për nismën e 2023

Të lindësh me fanellën e ekipit të zemrës, fushatë sensibilizuese nga kombëtarja

28 Dhjetor 2022, 15:32| Përditesimi: 28 Dhjetor 2022, 15:33

  • Share

Drejtuesit e kombëtares së San Marinos kanë vendosur që në vitin 2023 të marrin një nismë të veçantë. Ata kanë vendosur që çdo foshnjë e lindur vitin që vjen në këtë vend të marrë një fanellë të kombëtares. Qëllimi i fushatës është që dashuria për futbollin të injektohet që në vegjëli dhe çdo foshnjë, femër ose mashkull të ketë një fanellë të ekipit kombëtar.

San Marino mban vendin e 211 në renditjen e FIFA dhe futbolli në vendin evropian nuk është shumë i zhvilluar. Me afro 35 mijë banorë, qytet-shteti i vogël ka si qëllim që përtej rezultateve sportive të nxisë futbollin te moshat e reja.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?