Të martën në ‘Air Albania’ do luhet finalja e Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Laçit në orën 19:00. Për kurbinasit që drejtohen nga Shpëtim Duro nëse ia dalin do ishte hera e tretë që fitojnë Kupën, ndërsa për shkodranët ka një rëndësi tjetër pasi përveç trofeut është edhe mundësi a e vetme për të shkuar në Kupat e Europës, pasi kampionatin e mbyllën në vendin e pestë.
“Futbollistët duhet të kenë presion që të futen në fushë me fitu ndeshje. Pas sfidës do mendojmë për gjërat e tjera (kualifikimi në europë) dhe tani dihet se ka dy rezultate në lojë,”-tha Mirel Josa, trajner i Vllaznisë.
“Është e vërtetë që stadium Air Albania ka qenë fatsjellës për ne, por finalja e vitit të kaluar ka qenë një ndeshje tjetër, ndërsa kjo është tjetër. Vitin e kaluar i kishim siguruar kupat e europës dhe ishim më të qetë,”-u shpreh Erdenis Gurishta, futbollist i Vllaznisë.
Nga ana tjetër humbja e Vllaznisë do ishte lajmi shumë i mirë për Kukësin, pasi verilindorët që sot prezantuar rikthimin e trajnerit Gega, e kanë mundësinë e vetme për Kupat e Europës.
“Është përgjegjësi shumë e madhe dhe ndjehem shumë i respektuar. Besoj se me punë, përkushtim dhe korrektësi maksimale të shkojmë atje ku Kukësit i takon,”- deklaroi Skënder Gega, trajner i Kukësit.
“Unë besoj dhe kam bindje se me trajnerin e ri, aksionerin e rid he hallkat e tjera të klubit duke bërë një reform të thellë në ato pika ku ka çaluar ekipi i Kukësit, do kemi rezultat,”- tha Safet Gjici, president i Kukësit
Sezonin e ardhshëm Kukësi pretendon të jetë skuadra kryesore që lufton për titullin kampion.