Sport

Të martën dueli i Europës Kukësi-Partizani, trajneri i të kuqve: Ky klub synon vetëm fitore, verilindorët i favorizojnë tifozët

2 Maj 2022, 14:52| Përditesimi: 2 Maj 2022, 15:11

  • Share

Fitorja në derbin me Dinamon i ka dhënë shumë besim Partizanit, që të martën luan në transfertë kundër Kukësit për javën e 32 të Superligës. Ky 90 minutësh mund të jetë tejet vendimtar për Kupat e Europës në një kohë që dy skuadrat janë me pikë të barbarta në vendin e tretë të rënditjes.

“Ne futemi për të fituar në çdo ndeshje, kundrejt çdo kundërshtari. Duhet ta kuptojmë që skuadra e Partizanit është e tillë, sepse e ka bërë vetë historia që ta kërkojë gjatë gjithë kohës fitoren,”-u shpreh Dritan Mehmeti, trajneri i Partizanit.

Edhe pse optimistë për një rezultat pozitiv trajneri i Partizanit Dritan Mehmeti numëron disa favore që Kukësi ka në këtë përballje.

“Ata luajnë në shtëpinë e tyre, në një stadium të ri dhe kanë entuziazmin e stadiumit. Shpresoj që edhe tifozët tanë të na mbështesin,”-deklaroi Dritan Mehmeti, trajneri i Partizanit.

Në këtë ndeshje verilindorët e Longos kanë një ndienjë hakmarrje pasi në fazën e tretë Partizani fitoi me shifrat e thella 5-0.

Ne.k./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?