Të martën përballë kampionëve të Bosnjës, trajneri i Tiranës: Kanë traditë! Portieri Bekaj: Të mos përsërisim gabimet

18 Korrik 2022, 18:17| Përditesimi: 18 Korrik 2022, 18:55

  • Share

Pas eliminimit në turin e parë të Champions League nga Dudelange, Tirana kampione e Superligës, të martën në orën 20:00 do përballet me kampionen e Bosnjes Zrinksi Mostar për turin e dytë kualifikues të Conference League.

“Jemi të vetëdijshëm që përballemi me një skuadër që në dekadën e fundit ka bërë mirë, skuadër me traditë. Kërkojmë të shkojmë sa më gjatë në Europë, tentuam në Champions nuk ia dolëm. Tani do synojmë të shkojmë sa më gjatë në këtë kompeticion ku jemi. Gjithsesi duhet të fokusohemi të ndeshja e radhës, pasi nëse shohim shumë larg do rrëzohemi shumë shpejt,”-u shpreh Orges Shehi, trajner i Tiranës.

“20% duhet të jetojmë me të kuluarën, 80% për të ardhmen. Ne duhet të mësojmë nga e kaluara dhe duhet të shohim përpara për të përmirësuar gabimet që kemi bërë. Kjo është rruga që të futemi në fushë për fitore,”-deklaroi Visar Bekaj, portier i Tiranës.

Ndeshja e parë do luhet në stadiumin ‘Air Albania’, ndërsa e kthimit në Bosnje një javë më pas.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?