Këshilli Drejtues i RTSH

Nga Alfred Peza tek Helidon Haliti, 4 kandidatët që kualifikuan për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH, nesër prezantojnë platformat

12 Qershor 2023, 18:34| Përditesimi: 12 Qershor 2023, 18:56

  • Share

Këtë të hënë anëtarët e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) për shqyrtimin e dokumenteve të paraqitura nga aplikantët të cilët shprehën interes për të drejtuar median e vetme publike në vend.

9 nga 10 anëtarë ishin të pranishëm në mbledhje morën nën shqyrtim dosjet e 6 kandidatëve të cilët u paraqitën në garë në përgjigjie të thirrjes së publikuar.

Konkretisht kandidatët janë: Alfred Peza, Engjëllush Musai, Enrik Mehmeti, Helidon Haliti, Laureta Roshi dhe Viron Roboçi.

Anëtarët e Këshillit Drejtues votuan në mënyrë të fshehtë lidhur me vlerësimin për dosjen e secilit kandidat.

Komisioni i votimit përbëhej nga 3 anëtarë, Milena Selimi, Edmond Tullumani dhe Ëngjëll Ndocaj të cilët lexuan edhe rezultatet e votimit. Për pasojë për fazën e mëtejshme të konkurrimit u kualifikuan Alfred Peza, Enrik Mehmet, Helidon Haliti dhe Laureta Roshi.

Mbledhja e ardhshme e Këshillit Drejtues do të mbahet ditën e nesërme ku pasi të dëgjohen platformat e kandidatëve të kualifikuar për garën më pas do të kryhet votimi i fshehtë për të zgjedhur Drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së.

Gara për zgjedhjen e kreut të ri të RTSH-së u hap në 31 maj, dhe afati i lënë për personat që të paraqisnin aplikimet e tyre ishte 10 ditë. 

Ish-drejtori i Përgjithshëm i këtij televizioni, Enkelejd Joti dha dorëheqjen nga posti i tij më 13 prill të këtij viti. Përmes një shkrese drejtuar Këshillit Drejtues të RTSH-së, Joti dha dorëheqjen e parevokueshme nga posti i cili mbante që prej vitit 2021. Dorëheqja e tij erdhi pasi më pas u emërua në postin e  zv.Ministrit të Mbrojtjes.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • toli: 13/06/2023 09:52

    ah barbonat e shqiperis qe hani fara te trotuari dhe kur shikoni ndonjerin qe ka ven pasuri i suleni u be dhe ky te bente lek ngushelloni veten qe jeni barbona e hani pensionin e mamas e babait fredi i kish leket pa qen ne politik se si i kish ber puna e ti njeriut sja vodhi po ju do ngushulloni veten qe jeni pa buk ju ka len enveri me kulturen e borgjezis ti sulmojm keta pse kan me shum nga ne ju rrini hani fara njerzit vazhdojn perpara

    Përgjigju
  • Turi: 13/06/2023 04:51

    E rickliuan Fredin e 1.000.000$..Me pak llafe po ke lekë je person vip te PS..Kot nuk thonë se çudia vetëm 3 ditë zgjat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?