Francesco Totti, ish-ylli i Romës dhe Italisë, i cili mori nofkën "Mbreti", ka folur së fundmi se përse ai, Del Piero apo edhe Maldini janë jashtë futbollit në poste drejtuese.
“Nëse na mbajnë larg klubeve, kjo ndodh sepse bëhemi të bezdisshëm (të tepërt), një emër i rëndësishëm si i yni lë në hije gjithçka tjetër dhe ndoshta nuk është ajo që ata duan. Do të doja të mbuloja një pozicion në futboll, por duhet të jetë kërkues dhe mbi të gjitha i rëndësishëm”, tha ish-kapiteni i Romës.
Francesco Totti, i njohur për mendimet e guximshme shton se klubet kanë objektiva ose mendime të tjera nga ish-legjendat.
"Më mungon pak të mos jem në botën e futbollit, por gjithsesi jam mirë. Një figurë si e imja, ajo e Maldinit ose Del Piero, bëhet e tepërt, sidomos nëse je kompetent dhe i rëndësishëm sepse klubet kanë objektiva ose mendime të tjera", tha ai për Il Messaggero.
Edhe pse vite larg futbollit, emrat e tyre mbeten ende si "flamuj" të futbollit në Itali dhe Evropë.