Sokol Mjacaj

Të mbyllur në regjimin 41- bis në Peqin, 7 të burgosur refuzojnë ushqimin, grevë me kafe dhe sheqer (EMRAT)

16 Maj, 11:53| Përditesimi: 16 Maj, 11:59

  • Share

Mësohet se 7 të burgosur të regjimit  “41-bis”, në burgun e sigurisë së lartë në Peqin kanë kaluar në grevë të pjeshme urie. Burime zyrtare nga ky institucion bëjnë me dije se të burgosurit prej 2-3 ditësh  kanë refuzuar ushqimin, por jo kafen  dhe ujin ku këtë të fundit e shoqërojnë edhe me sheqer.

Ata kanë refuzuar ushqimin pasi janë kundër aplikimit të  regjimit “41-bis”, i cili parashikon izolimin e rreptë për ta.Kundërshti kanë shprehur edhe për kontrollet e shpeshta që janë kryer me urdhër nga vetë institucioni.

Mësohet se në grevë urie të pjeshme kanë kaluar: 
Albert Ilir Kupa
Sokol Mjacaj
Aldo Hoxha
Anterio Koaloshi 
Fatmir Pjetro
Erion Veziaj
Nikolin Topalli

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 17/05/2024 01:22

    /ALEX/,c'na bere te qeshim! Si kafja,si sheqeri te mbajne shume gjate /ne forme/,keta te burgosur jane skile.Kam degjuar qe sheqeri eshte perdorur dhe ne disa greva/urie/ te famshme ne Shqiperi,ndodhur vite e vite me pare,por nuk duam t'i themi disa te verteta qe dihen e perfliten, se pastaj s'na mbeten me mite e legjenda per popullin dhe historine.S.d.q keta ankohen kot,po te ishin ne U.S,shumicat e ketyre grevisteve do t'a kishin 41 bis-in te perhershem me kohezgjatjen e denimit dhe me kushte shume here me te renda.Le te vazhdojne,se nuk i bejne dem kujt vec vetes.

    Përgjigju
  • Alex: 16/05/2024 15:46

    Greve me Frape per here te pare po degjoj ( kafene me apo pa qumesht )

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?