Foto ilustruese

Bota

Të mbytur drejt ‘ëndrrës evropiane’, OKB: Dyfishohet numri i emigrantëve që kanë humbur jetën në rrugët detare

14 Korrik 2021, 13:36| Përditesimi: 14 Korrik 2021, 13:37

  • Share

Numri i emigrantëve dhe refugjatëve të cilët humbën jetën deteve, në përpjekjet e tyre për të shkuar në Evropë është dyfishuar në 1.146, kjo sipas raportit të publikuar nga Organizata Kombeve të Bashkuara.

Sipas të dhënave numri i personave që kanë zgjedhur të udhëtojnë drejt Evropës nga rrugët detare është rritur gjithashtu me 56%.

Rrugët më vdekjeprurëse ishin ato të Mesdheut Mesdheut Qendror midis Libisë dhe Italisë ku kanë humbur jetën 741 persona, shtrirja e Oqeanit Atlantik midis Afrikës Perëndimore dhe Ishujve Kanarie të Spanjës, ku janë shënuar të paktën 250 viktima dhe rruga e Mesdheut Perëndimor për në Spanjë, që humbën jetën 149 njerëz.

Në raportin e publikuar nga OKB, thuhet se numri aktual i vdekjeve në rrugët detare për në Evropë mund të jetë shumë më i lartë pasi shumë anije të cilat janë mbytur nuk raportohen dhe shumë të tjera janë të vështira për t’u verifikuar.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?