Politikë

Tërhiqen Kapllanaj e Frrokaj: S'ka përplasje me kryebashkiakët e rinj, njerëzit presin një 'plan B' nga Basha (VIDEO)

13 Gusht 2019, 14:28| Përditesimi: 13 Gusht 2019, 15:18

  • Share

"Në Bashkinë e Lezhës nuk do të ketë rezistence gjatë kostituimit të Këshillit Bashkiak dhe betimit të kryetarit të ri", kështu është shprehur kryetari në ikje i bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj. Ditën e mërkurë në bashkinë e Lezhës do të konstituohet Këshilli Bashkiak si dhe do të bëjë betimin kryetari i ri i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Pjerin Ndreu.

Nga ana e tij Fran Frrokaj ka deklaruar se nuk do ta presë në zyrë Ndreun për t'i dorëzuar bashkinë pasi zgjedhjet e 30 qershorit i konsideron farsë, ndërsa shton se në kushte do të ishte i gatshëm ta priste.

Frrokaj thotë se në situatën aktuale vendi po shkon drejt diktaturës, ndërsa shton se ka besim tek lideri i opozitës Lulzim Basha. Më pas ai thotë se të gjithë po presin një plan 'B' të Bashës dhe nëse do të humbiste besimin tek ai, Frrokaj thotë se do të ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen nga PD.

Gjatë prononcimit për mediat Fran Frrokaj nuk e fsheh ambicien për të rikandiduar sërish për Bashkinë e Lezhës nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme. Ai tha se nuk ndihet i konsumuar dhe këtë e dinë edhe kundërshtarët e PS.

Gjatë mandatit të tijë 4-vjeçar në krye të bashkisë ai ka thënë se është munduar që të jetë kryetar i të gjithëve.

"Nuk do ta pres në zyrë, se këto nuk ishin votime ishte proces farsë jo i moralshëm. Në kushte të tjera normalisht që do ta bëja. Ndërsa për sa i përket protesta nuk kam ndërmend të bëjë protesta. Edhe më herët kamë deklaruar se jam munduar të jem kryetar si të majtë dhe të djathtë. Plus le të themi se jokorrekt janë të majtët por ata kanë qenë së pak një herë këtu. Kam 16 vite nuk i baltos dhe nuk kam ndërmend të nxisë turma të ekzaltuar kundër këtij apo atij. Unë do të urojë mbarëvajtje bashkisë. Sa i përket PD është një çështje tjetër. nuk jam kryetar i partisë. Shqipëria nuk e meriton këtë situatë.. Kam qenë një nga studentët e dhjetorit. vendi ynë do të jetë ndryshe. jemi si në diktaturë. Besoj tek lideri ime. Do të jap dorëheqjen nëse do humbisja besimin tek lideri. Shumica po presin një plan 'B' tek Basha, por une mendoj them qe mund te jete ky nje plan B pasi ka nje plan A kjo nuk eshte braktisje. . Nuk është qameti që humbëm ca bashki. Humbja e këshillave është më shumë sesa humbja e këshillave. Ne nuk e kemi kjo është skandaloze. Nuk e ndjej veten të konsumuar, por është vendim i PD, unë gjithmonë do ta mbështes. Unë se pari jam me Lezhjanët dhe më pas me PD por në këtë luftë politike unë jam me PD."  ka thënë Frrokaj.

Ndërkohë edhe kreu i bashkisë së Mallakastrës në ikje, Agron Kapllanaj, ka zhvilluar një takim të fundit për mandatin e tij me administratën. Kapllanaj ka lënë të kuptohet se do t'i lërë vendin paqësisht kryetarit të ri, Qerim Ismaili të dalë nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ndryshe nga sa kishte deklaruar më parë ku thoshte se nuk t'ja lironte zyrën kryebashkiakut të ri.

Kapllanaj gjatë këtij takim ka bërë një bilanca të punëve të bëra nga ai dhe nga administrata e tij gjatë katër viteve që Mallakastra drejtohej nga ai . Kapllanaj tha se është i lumtur që po lë një bashki pa borxhe, ndryshe nga sa e kishte marrë.

"Ky është takimi i fundit për këtë katër vjeçar, për të bërë një bilanc të punëve por edhe një takim përshëndetës. Sot jemi në fund të këtij mandati. Edhe vetë nuk kam besuar që do të arrinim të bënim gjithë këto punë në këtë bashki, kur përballë ke një qeveri që nuk të mbështet. 90 milion lekë të reja borxhe kur unë kam marrë bashkinë në administrim. Punonjësit kishin 3 muaj pa marrë pagat. Sot pas katër vitesh jo vetëm kemi shlyer të gjitha borxhet e pushtetit vendor, por sot e lëmë këtë bashki me shlyerjen e të gjitha borxheve. Kjo bashki që ne ndërtuam ja doli të bëjë edhe shumë punë publike që janë të dikurshme dhe të prekshme nga qytetarët mallakastriot. Ne kemi ndërhyrë në mënyrë emergjente aty ku problemet kanë qenë me të theksuara. Krenar për ju që keni punuar dhe shërbyer." ka thënë ndër të tjera Kapllanaj.

Komento

Komente

  • Fredi: 14/08/2019 12:47

    Fjala këshillë do të thotë interesim dhe këshill bashkiak do të thotë të keshillosh se si punet e komunitetit te shkojne mirë. Por në keta 30 vjet, antarët e këshillave bashkiakë, në të gjithë republiken, perqindja më e madhe e tyre ishin, janë dhe do të jene fshatarë, injorantë, analfabetë, inaçorë, fodullë, hajdutë, dembelë, pijanecë, imoralë dhe gjithfarë m*tërije tjetër. U duhet rënë në fillim zjarri, qe pastaj të ringrihet nga fillimi gjenerata e re e keshillave bashkiakë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?