Glauk Konjufca

Të mërkurën takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, Konjufca: Nuk pres diçka të rëndësishme, asociacioni s’është në rendin e ditës për ne

24 Qershor, 16:49| Përditesimi: 24 Qershor, 16:54

  • Share

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur rreth takimit midis kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili do të mbahet të mërkurën e 26 qershorit në Bruksel.

Ai është shprehur se nuk pret diçka të rëndësishme dhe esenciale nga ky ballafaqim.

 “Nuk pres diçka të rëndësishme dhe esenciale. Nuk pres nga Serbia që ajo do ta zbatojë Marrëveshjen Bazike. Asociacioni nuk është në rend dite për Republikën e Kosovës, njëherë për njëherë”, ka thënë Konjufca për RTV21.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?