Të mirat e Shenjtores Tereza mësohen dhe nga të vegjlit! Besimtari që jeton në SHBA: E ndjek rrugën e Nënë Terezës

5 Shtator 2023, 16:40| Përditesimi: 5 Shtator 2023, 17:12

  • Share

Vetëm 4 vjeç, por fëmijët e vegjël e dinë mjaft mirë se kush është Nënë Tereza.

“Mua më quajnë Edona dhe jam 4 vjeçe. Unë di që Nënë Tereza është një nënë që kujdeset për fëmijët jetimë”, tha Edona.

Në 7 vjetorin e shenjtërimit të saj nga Papa Françesku, ata kanë ardhur në kishën katolike në Tiranë për të mësuar më tepër rreth kësaj figure që ishte gjithmonë në ndihmë të të varfërve dhe jetimëve në të gjithë botën.

Nënë Tereza ka shënjuar edhe jetën e Preng Frangaj, 51 vjeç. Ai ndodhet në në SHBA prej shumë vitesh. Por duke ndjekur rrugën e shenjtores me origjinë shqiptare, mundohet tiu vijë në ndihmë njerëzve në nevojë.

“Për mua Nana Terezë, shëjntorja Nanë Tereze ka bërë gjithçkma për jetën teme e të gjithë katolikëve. Është shenjtorja jonë, e gjithë shqiptarëve dhe gjithë botës. Kam ardhur në Shqipëri për pushime. Kisha punë këtu dhe doja të bëja një video banderolave. Jetoj në Amerikë, por jam me origjinë nga Hoti i Malsisë së Madhe. Është një ditë e madhe për të gjithë katolikët shejntimi i Nanë Terezës. Besoj se jam një besimtar i devotshëm, ashtu sicc mëson shenjtorja nanë terezë. Sipas mundësive ndihmojmë, bëjmë bmirësitë tona për njerëzit e varfër, në nevojë. Për ato që luten dhe kanë nevojë për ndihmë. Aq sa mundësi kemi”, tha Preng Frangaj, 51 vjeç.

Në këtë ditë shumë të turistë në Tiranë  kanë zgjedhur të hyjnë në kishë për të mësuar mbi figurën e Shën Terezës. Ajo është gruaja e njohur ndërkombëtarisht që ia kushtoi jetën të varfërve

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?