Foto ilustruese

Të mirë në statistikat e zgjedhjeve, të dobët me njerëzit

21 Maj 2023, 22:26| Përditesimi: 21 Maj 2023, 22:28

  • Share

Askush nuk mund të thotë dot zëshëm se Socialistët nuk ia dolën edhe falë përgatitjes të jashtëzakonshme me të dhënat statistikore në disponim, por më shumë se kaq projeksionet që ngritën për të marrë rezultatin që u duhej. Sot, kur opozita po përpiqet pa dobi të provojë të kundërtën se gjithçka që ndodhi në zgjedhje ishte falë manipulimeve të zgjedhësve dhe përdorimit të Administratës zgjedhore, maxhoranca po blen kohë ose me gjasë po relaksohet me tollovinë e kundërshtarëve dhe po ngre qartazi planet e të ardhmes.

Që në fakt, do të thotë një verë më e qetë se një vit më parë, kur Ilir Meta premtoi pak orë pas presidencës së tij, se do të ndryshonte gjithçka ndaj shtetit të korruptuar apo vetë Ramës: që nxit grupet kriminale për ngjarje që të shfokusojnë publikun nëse vëmendja është te qeveria (Meta, 2023). Sot ka rreshtur gjithçka, opozita duket vazhduar të qorrollepset, kurse maxhoranca ka nisur me të drejtë festimet sipas mënyrës së saj.

“Në zgjedhjet e tanishme, kandidatët për kryebashkiakë të BF+PD morën rreth 540 mijë vota të vlefshme, por kandidatët për bashkiakë të përkrahur nga PS+PSD morën rreth 790 mijë vota të vlefshme.  Dhe përsëri, figurat kryesore politike të opozitës dhe mediat pranë tyre akuzuan Edi Ramën se, për ta tjetërsuar vullnetin elektoral të shqiptarëve, kishte përdorur administratën, policinë, paratë e buxhetit, patronazhistët, oligarkët e media të fuqishme pranë tyre, bandat e trafikantëve e paratë e tyre të pista, etj. Po kësaj rradhe, votat e kandidatëve të opozitës u rrudhën me çerek milion, ndërsa votat për kandidatët e përkrahur nga PS+PSD mbetën pothuaj në nivelin e 2021-shit…”.

Me llogaritë e statisticienit i bie që opozita të ngrejë një furi me plot 1 milionë vota, që të marrë këtë pushtet, që po merr çdo lloj fuqie të mundshme. Ajo ngre narrativat që do dhe i fut në qorrsokak kundërshtarët e vet, që duhet thënë se për hir të së vërtetës jo vetëm janë peshkuar, por më keq akoma mbijetojnë me ushqimin e grepit të socialistëve.

Këtu mbyllet për momentin narracioni për opozitën dhe suksesi i parashikimeve statistikore të pozitës. Ndërkohë, mbetet shqiptari i thjeshtë përballë rritjes së çmimeve dhe pamëshirës së mungesës së perspektivës, po për këtë statisticienët e qeverisë nuk ia dalin dot. Ndërsa tregjet janë stabilizuar deri diku, çmimet në Shqipëri vetëm rriten. Janë ulur deri në nivelin e para luftës çmimet e karburanteve, po dalin prodhimet tona bujqësore (nuk dinë se ku t’i çojnë!!), bashkë me to po ulen edhe kurset e Euros dhe Dollarit, po Shqipëria mbetet sërish me çmime të kripura, që po ua bëjnë shumë të vështirë jetën qytetarëve. Apeli i deputetit Braçe do ishte therës, por duket se projeksionet e qeverisë vazhdojnë për të ardhmen dhe sofistikimin e zgjedhjeve!!! Shqipëria e ka predispozitën te gati gjysma e popullsisë të jetë në rrezik për të qenë i varfër. Sipas të dhënave të Eurostat 21.6 për qind e popullsisë në 27 vendet anëtare të BE-së ishin të rrezikuar nga varfëria dhe përjashtimi social në vitin e pandemisë 2020.

“Në Shqipëri ky tregues, sipas INSTAT ishte sa dyfishi i mesatares se BE-së, me 43.4 për qind të popullsisë në rrezik për të qenë të varfër në të njëjtin vit. Në vitin 2020, treguesi sipas Eurostat kishte qenë 46%.Në rajon, të dhënat janë të disponueshme për vitin 2020, kur ky tregues ishte relativisht më i lartë për shkak të problemeve që u krijuan nga pandemia”.

Ndaj, të vjen ndërmend që pas gjithë këtyre sukseseve, t’i ngjallim ligjvënësit tanë, por edhe të gjithë administratën të punojnë më shumë dhe në formë më të përulur për shqiptarët. Të paktën, të Majtët këtë na premtojnë ndërsa për shkak të ideologjisë janë të detyruar të vendosin kufizime në këto çmime që nuk dihet ku shkojnë (t’i administrojnë deri në një tavan të caktuar), pasi aktualisht po i këpusin qytetarët, duke mbrojtur të pasurit. Mbase me këto duhet marrë tashmë luzma e statisticienëve, për të na treguar sesa të vlefshëm janë, derisa të afrohet fushata e stërlodhshme e Zgjedhjeve të Përgjithshme të vitit 2025, që parashikohet të jetë aq e ashpër qoftë dhe në statistika, që për përmirësimin e jetës së njerëzve, çuditërisht… pak herë ia dalin.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?