“Të mirësjellshmit”, muzikal për fëmijë tek Teatri Metropol

24 Shkurt 2019, 15:48| Përditesimi: 24 Shkurt 2019, 16:05

  • Share

Jazz, blues, swing dhe Salsa ishin ritmet e muzikës cilësore, që shijuan fëmijët në koncertin muzikor në Teatrin e Metropolit.

Banda më e re muzikore në qytet “Të mirësjellshmit” e formuar nga disa artistë të rinj, performuan rreth një orë vetëm për fëmijët.

Fëmijë: “Është një shfaqje e mrekullueshme edhe do të vijë çdo të diel në Teatrin e Metropolit”.

Ndërsa, muzikantët e All In Band, këngëtarët, së bashku me aktorët e balerinët kënduan edhe kërcyen, këngë të cilat janë kompozuar dhe shkruar prej tyre për fëmijët. Meloditë dhe tekstet shembullore kanë si qëllim që të forcojnë më shumë dashurinë e fëmijëve për muzikën. 

Amri Hasanlliu, vokalisti: “Është hera e parë në Shqipëri besoj që bëhet një shfaqje teatrore, që ka të gjithë zhanret. Të mirësjellshmit, sepse të gjithë çunat duhet që të jenë të mirësjellshëm, që mos të kenë inate edhe xhelozia me njëri-tjetri. Tekstet kanë qenë për fëmijë, edhe ne i kemi përshtatur. Mendoj se ka është një shfaqje që fëmijët duhet që të vijnë ta shohin çdo herë”.

Mirësjellja dhe mirënjohja apo komunikimi dhe bashkëveprimi me familjen, janë disa nga temat që kanë si qëllim edukimin e fëmijëve përmes muzikës dhe kërcimit, në këtë shfaqje interaktive.

Teksti dhe regjia e muzikalit dedikuar fëmijëve është realizuar nga Elona Hyseni. Muzika e realizuar nga All in Band, u këndua nga Amri Hasanlliu dhe Sara Koçi.  Koreograf: Erdet Miraka. Ndërsa, balerinë Sara Koçi, Luisa Dinellari, Mario Bali, Stivi Osmanaj.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?