Të miturit të pambrojtur online, denoncimet shifra alarmante! Aktivisti: 160% më shumë incidente të raportuara në 2023

7 Shkurt, 17:04| Përditesimi: 7 Shkurt, 17:10

  • Share

Shifrat e denoncuara nga fëmijët që kanë rënë pre e sulmeve në rrjetet sociale konsiderohen alarmante. Sipas Altin Hazizaj drejtor i Qendrës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri, shifrat janë rritur me 160% për vitin 2023, ku kryeson bullizmi ndaj dhunës seksuale që ishte shqetësimi kryesor një vit më parë.

“Ajo që thonë shifrat në fakt është që për herë të parë në 10 vjet që ne monitorojmë të dhëna ne shikojmë një ndryshim total të shifrave të nxjerra. Kemi një rritje me 160% të incidenteve të raportuara. Përtej kësaj shohim që nga dhuna seksuale dhe ngacmimet seksuale që ka qenë të paktën deri vitin e kaluar ngjarja kryesore, sot që me flasim në vitin 2023 ka kaluar bullizmi në vendin e pare.”- thotë Altin Hazizaj, kreu i CRCA.

Shqetësues për Hazizajn është fakti që bullizmi ndodh më shumë mes të miturve ku më të ekspozuara janë vajzat ndaj këtij fenomeni.

“Përse fëmijët po dhunojnë më shumë njëri-tjetrin? Nuk është më thjeshtë një dhunë e të rriturve kundrejt fëmijëve, por janë fëmijët që dhunojnë fëmijët. Bullizmi është më shumë ndaj vajzave sesa ndaj djemëve”.- tha Altin Hazizaj, kreu i CRCA.

Institucionet nuk po bëjnë aq sa duhet thotë Hazizaj, ndërsa shton se fëmijët në vend që të komunikojnë dhe të bjën të ditur shqetësimin preferojnë të hedhin video e foto tallëse në rrjetet sociale.

‘Padiskutim që është i drejtuar kundrejt institucioneve ku shkolla mbetet institucioni kryesor. Dmth nqs në botë nuk i sulmon njeri shkollat se është institucion, këtu shikojmë që hidhen video bullizuese të nxënësve përkundrejt institucionit. Kjo tregon se institucioni nuk është duke funksionuar dhe ka probleme serioze komunikimi sa fëmija preferon më mirë ta hedh online talljen, sharjen, ankesën, sesa ta bëj në një mjedis në shkollë në ambient të sigurtë.’- tha Hazizaj.

Po çfarë thonë prindërit dhe gjyshërit për ekspozimin e fëmijëve, nipërve e mbesave të tyre në rrjetet sociale dhe sa të sigurtë janë ata?

“Ndihemi ngushtë që sot, sepse ajo doo të ndodh, bullizmi, shantazhi në rrjetet sociale, sepse jemi një shoqëri e përzierë, shumë të ngarkuar”, tha një gjysh.

“I trembem shumë faktit të ekspozimit në rrjetet sociale, por do ja hap këto platforma në moshën 12 vjeç. Do e mbaj në kontroll në fillim”, u shpreh një prindër.

Sipas Hazizaj Shqipëria dhe Franca këtë vit raportojnë bullizmin si fenomen shqetësues  krahasuar me dhunën seksuale që ka dominuar për shumë kohë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?