Futbollistët e Tiranës

'Të mos e ulim kokën', Shehi sheh shpresë pas humbjes së Tiranës! Presidenti Halili: Jam i pakënaqur me 2-3 futbollistë

20 Korrik 2022, 14:23| Përditesimi: 20 Korrik 2022, 14:29

  • Share

Tirana, skuadra kampione e Superligës, pasi u eliminua në Champions League humbi 0-1 ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League kundër boshnjakëve të Zrinjski Mostar. Vendimtare ishte një penallti e shkaktuar në minutën e 12.

“Të gjithë ne s’duhet të ulim kokën, të pranojmë verdiktin e fushës. E kam thënë edhe herë tjetër që humbjen pranoje, por mos e duro. Kemi edhe një ndeshje javës tjetër. Të rikuperojmë energjitë por sidomos anën psikologjike,”-u shpreh Orges Shehi, trajner i Tiranës.

“Me thënë të drejtën jemi të mërzitur, por unë si Taulant u thashë shokëve se mërzitja është sot, por kokën lart nesër. Siç na e bënë këto golin ne me një gjys rasti, me penallti, mund ta bëjmë edhe ne atje. Kam besim shumë te skuadra dhe do e kthejmë rezultatin,”-deklaroi Taulant Seferi, futbollist i Tiranës.

“Nëse shikojmë ne kemi lojtarë që nuk janë në formën e duhur. Unë jam paksa i pakënaqur për 2-3 futbollistë që dihet se kush janë dhe nuk lozin mirë,”-tha Refik Halili, president i Tiranës.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 20/07/2022 14:36

    Refik 2/2 e ka patur koeficentin 14 .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?