'Të mos i ndalim fitoret', zv/kapiteni i Partizanit: Ka disa arsye për rikthimin e atmosferës pozitive

19 Janar 2022, 13:04| Përditesimi: 19 Janar 2022, 14:00

  • Share

Fitorja kundër Egnatias këtë fundjavë ka sjellë energji pozitive te Partizani, që gjysmën e parë të kampionatit haste shumë vështirësi me rezultatet.

“Atmosferën pozitive patjetër që e bëjnë fitoret. Po mbajtëm këtë ritëm, po morëm fitore në ndeshjet e radhës çdo aspekt tjetër do rregullohet,”-deklaroi Egzon Belica, futbollist i Partizanit.

Po kush janë arsyet e atmosferës pozitive te Partizani?

“Kanë ndodhur edhe pak ndryshime në ekipin tonë me disa lojtarë të rinj, me ardhjen e profesor Dritanit. Ai ka qenë këtu, ka qenë ndihmës trajner kur ne jemi shpallur kampion kështu që me stafin dhe disa lojtarë njihet më së miri,”-u shpreh Egzon Belica, futbollist i Partizanit

Ndeshja e rradhës për demat në Superligë është të shtunën kundër Kastriotit, me krutanët që së fundmi bënë suprizën duke mundur Teutën kampione.

“Të gjitha ndeshjet duhet luftuar. Ashtu do jetë edhe kundër Kastriotit sepse nëse nuk fitojmë atëherë nuk na vlejnë as tre pikët kundër Egnatias,”-tha Egzon Belica, futbollist i Partizanit.

Pas 16 javësh kampionat Partizani renditet në vendin e pestë me 21 pikë, 13 më pak se Tirana kryesuese.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?