Në mbyllje të komunikimit të gjatë të zhvilluar sot nga Kryeministria me gazetarët, Rama bëri edhe një herë thirrje shqiptarëve që të respektojnë rregullat minimale për të mos shkuar tek ajo që ai e quan “mbyllja e madhe”.
“Kam parë shumë intelektualë dhe humoristë në faqen time që thonë “jo po nga ora 22:00 deri në 6 virusi fle.
Ne do të bëjmë çmos që të mos mbyllemi. Bën mirë gjithsekush të respektojë rregullat. Që të mos vijmë të mbyllja e madhe që do të ishte shumë e rëndë për ne. Kur të tjerët kanë vetëm covid ne kemi edhe të gjitha plagët e tërmetit që nuk i kemi lënë mangët as asaj. Ne kemi edhe ekonominë që s’i kemi lënë gjë mangët as asaj.
Masat duhet të respektohen. Deri tani nuk kemi parë një situatë të tillë që të na detyrojë t’i rikthehemi vendimit për shkollat. Ndryshe nga ç’ thuhet, stafet pedagogjike po bëjnë një punë të mrekullueshme për ta mbajtur situatën në kontroll”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Paketë specifike për familjet në nevojë! Rama-Metës: Ka procedura shtrimi në spital, jo për 8 orë siç i dhe pasaportën futbollistit! Vaksina anti-COVID do jetë falas, shpifjet i bëni për pushtet
er.k.//ReportTv.al